I vjedh telefonin turistit çek, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari nga Pogradeci

I vodhi celularin një turisti çek 43-vjeçar, por kënaqësia e A.S. nga fshati Osnat, Pogradec, nuk zgjati shumë. 32-vjeçari – i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mashtrim” – u arrestua në flagrancë nga policia.

 

Njoftimi

Policia arrestoi në flagrancë një të ri, pasi i kishte vjedhur telefonin një turisti.

Policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë shtetasin A.S, 32 vjeç, banues në fshatin Osnat, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mashtrim”).

Ai dyshohet se në fshatin Niçë ka vjedhur brenda në mjetin e shtetasit S.S., 43 vjeç, turist nga Çekia, një telefon celular.

Me të marrë njoftimin, Policia lokale organizoi shërbimet dhe bëri kapjen e autorit në flagrancë, si dhe gjeti celularin e vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Turisti falënderoi efektivët e Komisariatit të Policisë Pogradec për ndihmën dhe korrektësinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne