“I zuri paniku kur masha e tyre në Siri, PKK mori goditje të rëndë”

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) ka reaguar ndaj revistës franceze “Le Point”, e cila ka përdorur për kapak fotografinë e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), duke i rikujtuar Francës historinë.

“Franca, një vend që ka kolonizuar shumë vende si: Algjerinë, Marokun, Gabonin, Mauritaninë, Senegalin, Guinenë, Kongon, Tunizinë, Ishujt Komore, Madagaskarin, Xhibutin, Malin, Beninin, Çadin dhe Marokun, që ka masakruar mijëra njerëz; që ka bërë tregti me skllevër dhe ka bërë sehir gjenocidin në Ruanda… Dhe një revistë franceze që hedh kundër nesh një shpifje për ‘spastrim etnik’!, shkruan Kallën në postimin që ka bërë në llogarinë e tij në «Twitter».

“Kuptohet shumë qartë përse po e sulmojnë Presidentin tonë: Kur masha e tyre në Siri, PKK-ja mori një goditje të rëndë, i kapi paniku. Mundohen me çdo mënyrë për të mbrojtur kukullat e tyre, por nuk arrijnë të marrin rezultat. Kurdët nuk janë dhe nuk do të jenë nënkontraktorët tuaj. Ditët e kolonializmit kanë mbetur prapa”,- vijon mesazhin e tij zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne