Ibrahim Tatlises i këndon Erdoganit, emocionohen gjithë të pranishmit

Është ndër herët e rralla kur këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, këndoi që mbas plagosjes së tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke kënduar pranë presidentit turk, Recep Tajip Erdogan, në praninë e shumë yjeve të tjerë.

E veçanta e kësaj mbledhja ka qenë mbështetja e dhënë ndaj ushtarëve turq që po luftojnë kundër rebelëve kurd në Afrin të Sirisë.

Ndërkohë, presidenti turk shfaqet në këtë video teksa shijon muzikën i veshur në rroba të ushtrisë ndërsa përkrah tij është edhe këngëtarja Sibel Can.

“Sot me Presidentin e Republikës së Turqisë, Gjeneralin e Shtabit të Përgjithshëm dhe artistet tonë kemi vizituar ushtarët në Reyhanlı”, ka shkruar ndër të tjerash Taslises.

Ndryshe, këngëtari vite më parë ishte plagosur me armë zjarri në kokë, e cila gjë ka bërë që t’i paralizohet krahu i majtë ndërsa ka edhe vështirësi në ecje dhe të flas.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne