Ideologjia e Perëndimit të Ri është Zionismi

Selçuk Türkyılmaz

Ne mund ta përcaktojmë vlerën e cionizmit për Britaninë dhe SHBA-në duke zbuluar funksionin e kësaj ideologjie. Në artikujt e mëparshëm, kemi deklaruar se cionizmi është një ideologji koloniale. Gjithashtu jemi përpjekur të shpjegojmë pse kolonizimi i Palestinës është i rëndësishëm për Britaninë dhe SHBA-në. Për shkak se kjo ideologji është vlerësuar gjithmonë në një shtresë të vetme në kontekstin tonë, vlera e Palestinës për Britaninë dhe SHBA-në nuk u trajtua mjaftueshëm. Disa shtete evropiane, po ashtu, nuk nguruan të qëndronin përkrah Izraelit për të njëjtat arsye. Në të vërtetë, ish-ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha: “Për sa kohë që siguria e Izraelit është e garantuar, ne nuk do të vijmë në siklet [nuk do të kemi turp] nga shënjestrimi i civilëve dhe spitaleve, dhe kjo është ndër detyrat tona.” Baerbock po thoshte hapur se ata nuk do të kishin turp nga krimi i gjenocidit. Në vendet e Evropës Perëndimore dhe në SHBA, deklaratat e elitave politike dhe qëndrimi i shteteve ishin në harmoni. Pothuajse askush nuk e shprehu para 7 tetorit 2023 se kjo mbështetje buronte nga një mbivendosje ideologjike. Në fakt, cionizmi, si ideologji, po i bashkonte këto vende.

Përcaktimi i vlerës së cionizmit për Britaninë dhe SHBA-në vetëm përmes rëndësisë së Izraelit me sa duket nuk do të jetë i mjaftueshëm. Sot ne shohim se cionizmi po përhapet me shpejtësi në vendet e Amerikës Veriore dhe Jugore. Kjo mund të pranohet si një tregues se vendet dhe shoqëritë perëndimore po riformësohen nga një mënyrë të menduari e përqendruar te anglo-saksonët. Mund të them se po ballafaqohemi me një vizion të ri perandorak. Edhe vendet e Evropës Lindore mund të pësojnë ndryshime brenda të njëjtit kuadër, dhe cionizmi mund të shndërrohet në një ideologji bashkuese edhe për këto vende. Mbase jo të gjitha vendet do të veprojnë brenda të njëjtit kuadër, por është shumë e qartë se boshti Gjermani-Britani-SHBA do të arrijë një pozicion ideologjikisht dominues ndaj të tjerëve. Është gabim i madh të shpjegohet me rastësi përgjigja tejet e ashpër e elitave që përfaqësojnë mendjen e thellë britanike ndaj çdo reagimi të drejtuar kundër ideologjisë së cionizmit. Një Perëndim i ri i përqendruar te Britania dhe SHBA-ja po ndërtohet dhe ideologjia e tij është cionizmi. Kjo situatë e re është treguesi më i qartë se cionizmi nuk është një ideologji e kufizuar te hebrenjtë. Kjo ideologji u shfaq dhe u zhvillua për herë të parë në Britani.

Pas 7 tetorit 2023, krimet e gjenocidit të Izraelit janë bërë të pamundura për t’u fshehur. Ndërsa për gati një shekull krime të ngjashme ishin përsëritur shumë herë, por me mbështetjen e jashtëzakonshme të Britanisë dhe SHBA-së, Izraeli lëvizte shumë shpejt gjatë kryerjes së krimeve të luftës dhe pengonte që këto krime të mbeteshin në rendin e ditës. Megjithatë, në tre vitet e fundit, ata nuk mund të lëviznin me të njëjtin shpejtësi dhe për rrjedhojë nuk mund të arrinin qëllimet e tyre. Sikur të kishte qenë si më parë, axhenda jonë sot do të ishte shumë ndryshe. Palestinezët do të fajësoheshin përsëri. Në fakt, disa prej këtyre akuzave u rikthyen fuqishëm në rendin e ditës pas 7 tetorit. Brenda këtij kuadri, deklaratat që pushtojnë axhendën se gjoja Hamas ishte kurthuar dhe përdorur nga Izraeli janë ende në qarkullim. Sikur Izraeli të kishte arritur qëllimin e tij në Gaza, deklarata të tilla do të kishin mbetur në qarkullim dhe do të ishin zhvilluar më tej. Palestinezët nuk pranuan dorëzimin dhe braktisjen e atdheut të tyre, dhe krimet e gjenocidit u përsëritën. Bota i ndoqi krimet e gjenocidit, ekzilit, zhvendosjes me dhunë dhe zhveshjes nga pronat drejtpërdrejt (live) gjatë kësaj periudhe. Kështu, akuzat kundër palestinezëve gjithashtu filluan të humbnin efektin e tyre dhe u kuptua se Izraeli vepron si një koloni e Britanisë dhe e SHBA-së. Arsyen më e rëndësishme pse cionizmi është tashmë i hapur për t’u diskutuar në kontekste krejtësisht të ndryshme është suksesi i rezistencës palestineze.

Përkundër faktit se krimet e luftës u zbuluan, fakti që Britania, SHBA-ja dhe Gjermania nuk e tërhoqën mbështetjen e tyre nga Izraeli u shpjegua, madje edhe pas 7 tetorit, përmes fuqisë dhe kapitalit hebre. Gjoja këto vende po i përkuleshin fuqizimit dhe kapitalit hebre. Madje edhe brenda këtij kuadri, krimet e pogromeve dhe Holokaustit kundër hebrenjve në Evropë dhe veçanërisht në Gjermani u sollën në vëmendje shumë herë. Sikur Izraeli të kishte arritur qëllimin e tij në trojet historike të Palestinës në kohën e dëshiruar, bota do të fliste përsëri për vuajtjet që hebrenjtë kishin përjetuar në vendet evropiane. Kjo gjithashtu do të kishte penguar që qëllimet koloniale dhe imperiale të Britanisë, SHBA-së dhe Gjermanisë të shiheshin. Cionizmi do të barazohej përsëri me judaizmin dhe do të paraqitej si një kërkim zgjidhjeje për vuajtjet që duruan hebrenjtë. Palestinezët siguruan që edhe kjo e vërtetë të vërehej nga e gjithë bota.

Cionizmi është një ideologji koloniale dhe imperiale që kërcënon mbarë botën. Kjo e vërtetë duhet të shprehet shumë më fort. Ideologjia e gjenocidit duhet të diskutohet tani përgjatë boshtit Britani-SHBA-Gjermani. Sepse burimi i kërcënimit është atje./yenisafak

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne