Bota

Idlib – Me dhjetëra civilë të vdekur nga sulmet e regjimit

Në sulmet e regjimit të Beshar Esadit në Siri, kryer natën e të mërkurës në Zonën e Çtensionimit në Idlib, kanë humbur jetën edhe 10 civilë të tjerë, 5 fëmijë, si dhe janë plagosur më shumë se 23 civilë.

Që nga mëngjesi i të mërkurës avionët e regjimit kanë sulmuar fshatrat Tuh, Has, Kefersxhene, Nukeyyer, Gadafa, Tel-Menis, Tel-Merdih dhe Marshurin si dhe nënprefekturat Kefrenbil, Marratinnuman dhe Serakib.

Siç bëjnë të ditur burimet e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) në sulmet e avionëve të regjimit natën e të mërkurës në nënprefekturën Marratinnuman kanë humbur jetën 10 civilë, 5 fëmijë, si dhe janë plagosur të paktën 23 civilë.

Ekipet e mbrojtjes civile shkruan menjëherë në vendin ku kishte ndodhur sulmi dhe vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimin. Ka shqetësime se numri i viktimave dhe të plagosurve mund të rritet.

Ndërkaq në sulmet që janë realizuar sot në Zonën e Çtensionimit të Idlibit nga regjimi i Beshar Esadit dhe mbështetësja e tij, Rusia, kanë humbur jetën edhe 7 civilë të tjerë.

Katër civilë vdiqën në fshatin Maarshimshe të Idlibit, ku sulmet ajrore u kryen nga regjimi i Esadit.

Observatori i opozitarëve që kontrollon lëvizjen e avionëve luftarakë raporton se një avion rus ka bombarduar fshatin Tuh. Si pasojë e këtij sulmi kanë vdekur 3 civilë.

Avionët e regjimit sot sulmuar nga ajri fshatrat Tel-Menis, Der-Sharki, Al-Bara, Masaran si dhe qytezat Xherxhenaz, Temaniya dhe Kensafra.

Provinca e Idlibit, e cila ndodhet në veriperëndim të Sirisë, njihet si kalaja e opozitarëve pothuajse që kur ka nisur lufta civile në këtë vend, 2011. Bashkë me migrimin e brendshëm popullsia e qendrës së provincës ka arritur deri në 4 milionë banorë. Në vitin 2015 kontrolli i qendrës kaloi në duart e opozitarëve. Idlibi renditet në krye të zonave që merret më shumë në shënjestër nga regjimi.

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) ka njoftuar se në sulmet që forcat e regjimit të Esadit dhe Rusisë kanë kryer ndërmjet datave 26 prill – 19 gusht të këtij viti në Zonën e Çtensionimit të Idlibit kanë humbur jetën të paktën 843 civilë.

Kurse Zyra e Koordinatorit të Ndërhyrjes në Siri, një OJQ që ndjek procesin e migracionit në Zonën e Çtensionimit në Idlib dhe që mbledh të dhënat, raporton se që nga marrëveshja e Idlibit (e arritur ndërmjet Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018) e deri tani janë shpërngulur në rajon 945 mijë e 992 civilë./trt