Idrizi i PDIU s’ka besim te burrat: Të ulen gratë të zgjidhin krizën

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka ofruar platformën e fundit që të zgjidhet kriza politike në vend.

Idrizi duket se ka humbur besimin tek burrat e politikës shqiptare, pasi tanimë ai ka deklaruar se të hënën duhet të ulen gratë e politikës që të zgjidhin krizën politike.

“Ky është propozimi i fundit i PDIU. Ne propozojmë që ditën e hënë të mblidhen forumet e grave që të zgjidhin krizën. Të jenë gratë ato që do të zgjidhin krizën, politikanët kanë dështuar. E kam vlerësuar përkrahjen e gruas në PDIU.

Ne u renditëm force e dytë politike në Tropojë e Delvinë, ku kryetaret e PDIU ishin gra. Sa herë gratë dhe vajzat kanë qenë në detyra publike ajo detyrë është realizuar më së miri.

Nuk mbaj mend të ketë pasur akuza për korrupsion për ministre gra, apo sjellje të deputeteve në parlament si ajo që kanë burrat”, tha kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi./ Gazeta Impakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne