Ikën Gruevski

Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga drejtimi I partisë, VMRO-DPMNE. Ai e ka paraqitur dorëheqjen para Komitetit Qendror të partië ku morën pjesë 111 anëtarë. VMRO ka njoftuar përmes sekretarit të Përgjithshëm, Hristijan Mickovski mbajtjen e një kongresi të jashtëzakonshëm në datat 22-23 dhjetor, por duke shtuar se rendi i ditës së tij nuk është përcaktuar ende.

Ndërkohë mediat shqip në Maqedoni përcjellin informacione mbi arsyetimin e vetë Gruevskit për këtë akt.

“Dorëheqjen e dorëzoj si akt moral sepse është e natyrshme që secili të ketë besimin më të madh në vetvete për të marrë përgjegjësinë për humbjen pavarësisht nga të gjithë faktorët që e kanë prekur atë. Këto zgjedhje ishin një ndër më të parregulltat ku kishte shembuj eklatant për presione, shantazhe, blerje dhe kërcënime, por edhe zhgënjim në mesin e disa prej votuesve tradicionalë të VMRO-DPMNE. Pikërisht për shkak detektimit të korrigjimit të të gjitha mangësive, duhet të bëhet analizë e detajuar të rezultateve zgjedhore”, raporton portalb.mk.

Largimi i Gruevskit është një zhvillim i ri politik në Maqedoni në kushtet kur qeveria e drejtuar nga Zoran Zaev po merr mbështetje të madhe nga Perëndimi. Po kështu, ajo ka kapërcyer mosmarrëveshjet me Bullgarinë duke firmosur edhe një Traktat të Miqësisë.

Duket se qëndrimi nacionalist i Gruevskit dhe ngjarjet e famshme të dhunës në Parlament, kanë izoluar një parti që duhet thënë se qëndroi gjatë në pushtet dhe që sot ka nevojë për një fytyrë të re.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne