Ikja spektakolare e dy vjeçares kokëforte

Prindërit e shokuar e kanë xhiruar “ikjen spektakolare” të vajzës së tyre dy vjeçe. Ata duke mos besuar kanë shikuar se si vogëlushja po i kapërcen pengesat e pakalueshme.

Një video i cili paraqet vogëlushen e aftë e cila e etur “për liri” hyp në dy palë dyer mbrojtëse në koridorin e shtëpisë, është bërë hit i vërtet në internet.

Babai i saj Wesley Quilty me bashkëshorten kanë shikuar fshehurazi vajzën e tyre dy vjeçe e cila në mënyrë “profesionale” i kapërcen dyert me grila të larta dy metra.

Duke e komentuar xhirimin të cilin e ka publikuar në You Tube, Wesley ka thënë se vajza më e madhe e tij kishte dëgjuar zhurmën dhe kishte treguar për synimet tinjëzare të motrës më të vogël.

Më pas babai e kishte vendosur vajzën në shtrat, por duke ditur se ajo nuk do të qetësohet derisa nuk arratiset, e ka vendosur kamerën dhe është fshehur pas murit.

Në xhirim shihet se si vogëlushja hyp në derën e parë të bërë nga grilat, dhe pastaj e gjuan shishen e vet dhe me aftësi të lartë kalon në derën e dytë e më pas lëshohet në anën tjetër.

“Kam bërë një majmun”, ka komentuar Wesley në video simpatik i cili deri tani është shikuar prej 150.000 njerëzve

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne