Ikonomi tenton të kompleksojë studentin, Myzyraj: Kam punuar 22 orë!

Mbrëmjen e kaluar, ish-ministrja e Ekonomisë Milva Ikonomi, është përballur me një student të Universitetit të Durrësit, njëkohësisht gazetar, Isa Myzyrajn, duke u munduar ta kompleksojë për numrin e viteve që ka kaluar në shkollë.

Në një lidhje me “Skype” me emisionin “Argument” në “Tv Scan”, kur Myzyraj nisi të fliste për protestën studentore, akoma pa marrë mirë fjalën, Ikonomi e cila ndodhej në studio i tha atij se ka mbi 6 vite që shkon në universitet, duke nënkuptuar se ai është student i dobët që s’arrin dot të marrë as vitin.

Por Myzyraj i është kthyer, duke thënë se ai është detyryar të punojë edhe 22 orë në ditë, dhe ky ka qenë shkaku pse ai nuk ka arritur dot ta përfundojë shkollën në kohë.

Dhe fakti që socialistët kanë nisur të hetojnë jetët personale të studentëve, për Myzyrajn kjo është ulëritëse.

Biseda në studio:

Isa Myzyraj: Mirëmbrëma të gjithëve! Unë jam Isa Myzyraj, student në Universitetin e Durrësit, anëtar i Këshillit Studentor.

Përpara se të ndodhë diçka do më lejosh të bëj një parantezë për atë çka dëgjova dhe hyra vonë dhe se duhet t’i jap përgjigje disa pikëpyetjeve besoj.

Më bën përshtypje diçka te përfaqësuesja e Partisë Socialiste zonja Ekonomi, se sa të shqetësuar janë që studentët të kthehen në auditore ë. E përmendi disa herë me radhë që ka studentëntë që duan të shkojnë në mësim…

Milva Ikonomi: Sepse në Durrës i ke në auditore, e di unë, e di atë dhe e di që ke vetëm nja 7-8 veta vetëm që bën protestën. E di edhe këtë. E di që ke edhe një portal online, që shkruan mesazhe, e di edhe këtë. E di që je edhe anëtar i Partisë Demokratike, e di dhe këtë. E di se e njoh zotërinë. E di se ke edhe nja 7 vjet që je në fakultet.

Isa Myzyraj: Kjo është një shenjë e qartë. Jo, s’mund të them qëndrimin tim, ku zonja bëri CV-në e jetës time. E kthej në personale, në momentin që kanë filluar duke gjurmuar studentë, dhe kjo është ulëritëse ee. Unë e kam parë Ikonomin vetëm në seanca plenare. Gjithsesi nuk ka rëndësi. Sot Universiteti i Durrësit dhe çdo Universiteti tjetër në Shqipëri, sepse kjo nuk është lokale, nuk mund të flitet se çfarë po ndodh në Durrës, Tiranë apo Elbasan. Sot situata është alarmante në çdo universitet shqiptar dhe këtë situatë alarmante, këtë kauzë, e ka sjellë pikërisht ligji për Arsimin e Lartë.

Të lutem do më lejosh të kthej një përgjigje se ka tre herë që ma thotë se kam 6 vite në Universitet. Besoj se është e drejta ime të përgjigjem, nuk është personale. Dua t’i them, zonja Ikonomi, meqenëse ti e di se unë kam 6 vite në Universitet, duhet ta dish mjaft mirë moj zonjë e dashur, që unë jam ky që ka punuar 22 orë në ditë. Duhet ta dish meqenëse më ke ndjekur kaq shumë. Nëse nuk e beson, hajde nesër në Durrës të pimë një kafe bashkë, të shkojmë në të gjitha vendet. Kam punuar 22 orë në ditë dhe ti nuk e din dhe për këtë arsye unë kam bërë 6 vite shkollë. Sepse ti nuk e din se çfarë heq një student jashtë luksit të dyerve tuaja. Nëse ma vërteton qoftë për një ditë të vetme, që unë kam bërë fushatë për Partinë Demokratike, unë ty do të dal të kërkoj falje publikisht. Unë jam ai që ka bërë artikuj në atë portalin tim, që kam akuzuar drejtpërdrejt Partinë Demokratike, për të gjitha krimet që ka bërë në këtë vend dhe e akuzoj prap. Nga vrasjet e deri te shkatërrimi i shoqërisë shqiptare. Unë nuk diskutoj me atë zonjë që më përmend mua 6 vite shkollë, që kam punuar 22 orë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne