Ilir Meta betejën e Lanës do e fitojë në brigjet e Dnjestrit

GJERGJI THANASI

 

Ndërsa kryeminsitri Edvin kënaqet me servilizmat e armatës së Spiropalërave dhe madje i beson hosanatë  e tyre të tipit: Rama udhëheqës i Ballkanit, Rama lider global, Presidenti Meta vepron pasi ben nje analize globale të ngjarjeve dhe rrethanave.

Situata në qershor 2019 është fiks si situata në shtator 2000. Burokratët e Brukselit me benevrekë nëpër këmbë pas zgjedhjeve të fundit maksimumi, që mund të bëjnë është të hapin zjarr me fishekë manovre (a salvi/ blank ammo), si puna e një pianeci klasik me emrin Juncker. Për to Meta rron e sundon Shqipërinë edhe për nja 6-7 breza të tjerë! I vetmi problem mbetet Amerika. Kur them Amerika, nuk e kam fjalën për krijesat, që popullojnë “Rilindja Ridge” madje as për burokratët, që mbushin zyrat në Foggy Bottoms. Me Amerikë unë kuptoj rrethin vendimmarrës të Presidentit Trump.

Meta nga përvoja e tij personale e di mirë, që Amerika është një “perandori” e ngopur, e saturuar, pak a shumë si Perandoria Romake në Shek. II pas Krishtit. Perandoria Romake e asaj kohe e kishte bezdi të bënte dy luftra njëherësh sic i ndodhi me kryengritjen e dy Batove ilirë dhe hatanë e Cladias Varana në Pyllin e Teutoburgut kundra tribuve gjermanike në vitin 9 pas Krishtit. Nëse tributë barbare mësynin kufirin në Danub dhe kufirin në Rin, romakët me diplomaci e flori e shuanin zjarrin në brigjet e Rinit për t’i përqëndruar legjionet e tyre në brigjet e Danubit duke shmangur kështu një impenjim trupash në dy fronte lufte.

Sot Amerika do me patjetër ta fikë zjarrin shqiptar me cdo kusht e me kosto sa më minimale. Këtë Meta e di mirë. Fatmirësisht Amerika, jo mikro diplomatët amerikanë në Tiranë, thjesht mund të luajnë bllofin dhe asgjë më shumë. Në brigjet e Dnjestrit Presidenti Putin me sa duket po përpiqet të vërë në skenë dramën “Krimea Bis” me kryeaktor oligarkun Plahotniuc. Amerika me një telash të tillë në brigjet e Lumit Dnjestër nuk do telashe dhe as ka takat t’i hapet një front i dytë në brigjet e Lumit Lana. Për amerikanët dembelë mendorë dhe fizikë zgjidhja është e thjeshtë: I bëhet presion palës më të dobët të cedojë e të mbyllet problemi. Presidenti Meta e di që sa më shumë të rezistojë aq më shumë do shqetësohen në Uashington, jo dava desk officer-i për Shqipërinë, por shumë më lart. Nëse rrezistenca e Metës kalon një nivel të caktuar, atëhere automatikisht pala më e dobët është Kryeministri Edvin. Amerikanët do e ndërrojnë kahun e presionit nga Meta-Berisha-Monika te Edvini. Për ta rëndësi ka, që beteja me Putinin në brigjet e Dnjestrit të mos ketë një front të dytë në brigjet e Lanës.

Meta ëktë e di mirë, për më tepër që një strategji të tillë e ka përdoruru me sukses kundra Berishës në opozitë në 1 tetor 2000. Meta e dinte që në fund të gushtit, që në bazën e Korpusit të Parë të Blinduar të ushtrisë hungareze, në Tatabaja vendosej fati i Milloshevicit me të shoqen. Meta në shtator 2000 kishte lincencë amerikane të bënte c’të donte me zgjedhjet lokale, me kusht qe mos digjej Tirana e Durrësi, sepse nuk dihej, nëse do digjej dhe deri në c’masë do digjej Beogradi dhe Nishi. Sikur Sala të mos e hante bllofin e Metës e të përgjigjej me masa organizative për t’i vënë zjarrin Shqipëirsë, nëse vidheshin zgjedhjet, patjetër do kishte leje amerikane për të kërkuar qyl në tavolinë sa bashki e komuna t’i kishte qefi. Përjashtim këtu bënte Bashkia e Tiranës, sepse kandidati i PD-së në Tiranë, 14 ditë para 1 tetorit kishte kapitulluar në ambientet e Ambasadës Franceze në Tiranë thuajse njëlloj si gjenerali francez Huntziger në vagonin e trenit në Compiegne në qershor 1940.

Sala e hëngri bllofin dhe nuk morri masa praktike për zjarrvënie të Shqipërisë në rast se vidheshin zgjedhjet e 1 tetorit 2000. PS-ja i vodhi sa deshi, si deshi dhe ku deshi zgjedhjet e 1 tetorit 2000. Në 4 tetor 2000 digjej vetëm kati i parë i Skupshtinës në Beograd dhe Milloshevici me të shoqen shporrej nga pushteti. Nëse PD-ja kërcënonte me djegie të Durrësit dhe Tiranës i ndjeri Limpreht për të evituar këtë zjarrvënie do ishte gati t’i falte PD-së cfarëdo lloj komune dhe bashkie, që të kërkonte PD-ja, madje mund t’i jepte edhe një dozinë rrospijesh klasi (putana di alto bordo sic thonë italianët), që ministri i atëhershëm i kulturës dhe ministrja e atëhershme e punëve të jashtme i përdornin për të sajdisur miqtë e huaj, që vizitonin Tiranën.

Meta me siguri matematike do përsërisë skemën e shtatorit 2000 në qershor 2019. Edi Rama për shkak të pafuqisë së vet policoro-ushtarake do bëhet objekt i presionit amerikan për të kapitulluar. Princi i Kurorës, Erionka Velija do digjet 31-sh! Lideri global Rama fatmirësisht ka mentalitetin rural të një rangu me një malëshovit ish spiun Sigurimi, që maturant, që sot i gënjen mendja se është Dr. Goebels-i i Skënderbeut të Spiropalit!

Ashtu sic parashikova në 29 dhjetor 2018, që në shkurt 2019 do kemi trazira (civil commotions) ,  parashikoj se Basha është totalisht i paaftë t’ia “shpojë gomat” e makinës presidenciale të Metës e të bëjë me sukses grevëthyesin, sic po vepron me protestat e PD-së së ngratë! Parashikoj se Kryeministri Edvin jo thjesht do zbythet për 30 qershorin, por edhe mund t’i rrëshqasë këmba në ndonjë lëkurë bananeje dhe të bjerë hundë e buzë!

30 qershori ante portas! / Gazeta Impakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne