Ilir Meta provokon zjarr në Presidencë për të zhdukur dosjet, shkëndija elektrike alarmon zjarrfikësit

Mbrëmë ka pasur alarm për rënien e një zjarri në godinën e Presidencës, ndonëse lajmi ka mbetur në kuadër të marrëdhënieve mes këtij institucioni dhe repartit të zjarrfikësve.

Mësohet se ndërsa ka pasur një njoftim për ekzistencën e një shkëndije elektrike në katin e bodrumit të Presidencës, është vënë në alarm reparti zjarrfikës, forcat e të cilit janë vënë në lëvizje të menjëherëshme.

Sipas informacionit, Garda që ruan Presidencën sapo ka konstatuar shkëndijën elektrike ka kërkuar praninë e zjarrfikësve si masë paraprake për të parandaluar shpërthimin e një zjarri të mundshëm në përmasa akoma më të mëdha.

Mënjëherë forcat e zjarrfikësve kanë shkuar në bodrumin e Presidencës dhe kanë marrë nën kontroll situatën, duke shuar zjarrin, i cili rrezikonte të përfshinte tërë godinën.

Përtej lajmit, mësohet se në këtë kat ndodhen dokumentet e rëndësishme të Presidencës, përfshirë dhe informacionet e klasifikuara si sekret i lartë shtetëror, të cilat dërgohen sipas ligjit nga SHISH dhe organet e tjera ligjzbatuese, tek Presidenti.

Teksa afrohet dita e shkarkimit si President i vendit, Ilir Meta me sa duket po merr masa drastike për të “pastruar” dokumentacionin kompromentues, dhe për këtë arsye sajon zjarre pikërisht në bodrumin e Presidencës, ku gjenden provat e rënda për të.

Meta nuk është “dorëjashtë” në abuzimet me paratë e Presidencës, “dorovinë” e këshilltarëve të jashtëm, të emëruar e të paemëruar, apo dhe të femrave që paguhen rëndom për shërbime ekstra në institucionin më të lartë të shtetit.

Djegia e dokumenteve komprometuese nuk është një gjë e re për drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar, pasi një gjë e tillë është bërë dhe tek Kryeministria, Ministria e Brendshme apo munistri të tjera, që janë përfshirë nga zjarre të shkaktuara nga “shkëndijat elektrike”./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne