Ilir Meta u pasurua në kurriz të shoqërisë

Analisti Fatos Lubonja është ndalur te një ndër figurat politike në vend, ajo e Ilir Metës, aktualisht President i vendit, ish-kreu dhe themeluesi i LSI.

Në një shkrim për “Panorama”, Lubonja bën një analizë të thellë të jetës politike të Metës, që nga zgjedhja e tij si kryeministër, rrëzimi i tij nga Fatos Nano pas akuzave për korrupsion, si dhe krijimi i LSI.

Analisti shkruan se LSI mori gjithnjë e më shumë tiparet e atyre bimëve kacavjerrëse, një parti për të fuqizuar e pasuruar Ilir Metën.

“Ilir Meta dhe LSI-ja e tij nuk i kishte këto rrënjë. Nga rrënjët e vjetra të partisë mëmë ai tentoi të merrte komunistët e Skraparit, bazuar mbi ndjenja krahinore dhe nderet që u kishte bërë kur qe Kryeministër i PS, por pas koalicionit me Berishën më 2009 e humbi edhe këtë shans, bashkë me ambicien që të rimerrte PS-në. Kështu LSI-ja mbeti një parti “pragmatiste”, siç i pëlqen Metës ta cilësojë, duke keqpërdorur konceptin e pragmatizmit, pasi ai nënkupton një ide të suksesshme për shoqërinë dhe jo manovra për t’u fuqizuar e pasuruar Ilir Meta me shokë në kurriz të shoqërisë. Si e tillë, veçanërisht pasi u lidh me PD-në në 2009, LSI-ja mori gjithnjë e më shumë tiparet e atyre bimëve kacavjerrëse që në vend të rrënjëve kanë ventuza me të cilat u ngjitën trungjeve të pemëve të mëdha”, shkruan Lubonja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne