Imam Ahmed Kalaja mbron Skenderbeun, atletin e Krishtit

Imami vehabist i xhamise se rruges se Kavajes ne Tirane, Ahmed Kalaja, ne nje postim qe mesa duket e ka leshuar nga frika e organeve te sigurise, eshte pozicionuar pro atletit te Krishtit, Gjergj Kastriot Skenderbeut dhe kunder osmaneve dhe muslimaneve shqiptar qe mendojne ndryshe nga ai dhe grupi i tij.

Kalaja i cili 3 vite me pare bente thirrje per xhihad ne Siri dhe mbeshteste grupet xhihadiste qe luftonin kunder te krishtereve, aleviteve, shiiteve dhe syniteve paqesor, pas arrestimit te shokeve te tij eshte zbutur dhe luan katolikun. Videoja e tij xhihadiste eshte ketu:

https://www.youtube.com/watch?v=1JKCI6kKjNw

Ne postimin me te fundem ai mbron pa medyshje Gjergj Kastriot Skenderbeun. Ai sulmon te gjithe ata intelektuale qe diskutojne mbi historine, dhe duke perdorur logjiken xhihadiste te ISIS-it e cila armiqte i sulmon me sulme kamikaze, konsideron si sulm kamikaz edhe debatet shkencore mbi historine. Ne shtetin e ISIS-it ne Raka te Sirise nuk lejohen debatet intelektuale. Edhe ne Arabine Saudite po ashtu. Xhihadistet e ISIS-it ashtu sikur edhe policia fetare e Arabise Saudite vrasin dhe burgosin cdo intelektual qe guxon te debatoje me ekstremistet. Duke perdorur logjiken intolerante te ISIS-it, Ahmed Kalaja, emri i vertete i te cilit eshte Altin Kalaja, sulmon si kamikaze intelektualet.

Ne postimin e tij ai sulmon edhe ata hoxhallare qe guxojne dhe kritikojne mitin e Skenderbeut dhe simpatizojne Perandorine Osmane. Ky reagim i eger i imam Kalase ka ardhur pak jave pasi ai sulmoi dhe u tall me prifterijte orthodhokse te Greqise, fakt i cili merziti Kishen Orthodhokse dhe cenoi tolerancen fetare ne vend. Komuniteti Mysliman i dha paralajmerim per largim nga xhamia Kalase ne ate rast. Kunder Kalase ne Komitetin Shteteror per Kultet ka disa ankesa nga bashkesi te ndryshme fetare ne vend, te cilat ndjehen te kercenuara nga gjuha e tij e ashper.

Nuk dihet pse imam Ahmed Kalaja ka bere kete reagim te eger dhe kamikaz ne keto momente interesante te historise? A do konvertohet ne katolik nen presionin e organeve te sigurise te qeverise Rama dhe ndryshoj emrin per here te trete dhe te vetequhet Pjeter Kalaja? Apo do te jape ndonje fetva sikur ato te ISIS-it kunder intelektualeve dhe historianeve qe duan te gezojne lirite qe demokracia liberale i garanton qytetareve ne Shqiperi?

Per fat te mire, qytetaret shqiptare nuk duhet te tremben nga fetvaja e Ahmed Kalase. Ata jetojne ne nje vend te lire dhe demokratik dhe jo ne diktaturen vehabiste te ISIS-it ne Siri dhe as ne Arabine Saudite. Ne demokraci, fjala e lire eshte e garantuar me kushtetute dhe kamikazet nuk te presin dot koken sikur ne Siri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne