Imam Armand Ali denoncon bidatin e Nates se Kadrit nga gylenistet

NGA ARMAND ALI

Pasi i ka zbritur shpallja astronomike për përcaktimin e Natës së Kadrit, KMSH i fton të gjithë dashamirësit e saj të bëhen pjesë e këtij Showbizi të shpikur prej tyre këto tre vitet e fundit. Në Islam vetëm falja e dy Bajrameve dhe falja e namazit për kërkimin e shiut janë ligjëruar për tu falur në sheshe të mëdha bashkërisht. Asnjë namaz tjetër kolektiv nuk është ligjëruar të bëhet në shesh siç janë pesë namazet farz, namazi i xhumasë, namazi i eklipsit të diellit ose hënës ose teravive.
Braktisja e xhamive dhe dalja në shesh në këtë rast është një bidat i rrefuzuar në fenë Islame, e pabazuar në asnjë argument fetar dhe e padëgjuar në historinë Islame. Kush thërret në një bidat do ngarkohet me gjynah njësoj si ata që do ta pasojnë atë thirrje edhe nëse ai vetë nuk prezanton. Transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari sal lAllahu alejhi ue sel lem ka thënë: “Kush thërret në udhëzim do të ketë shpërblim njësoj si shpërblimi i atyre që e pasojnë (thirrjen e tij) duke mos pakësuar asgjë nga shpërblimi i tyre. E kush thërret në humbje do të ketë mbi të gjynah njësoj si gjynahu i atyre që e pasojnë (thirrjn e tij) pa pakësuar asgjë nga gjynahu i tyre”.
Nuk është aspak çudi ky organizim i gylenistëve të KMSH për herë të dytë pasi atyre nuk i intereson aspak feja e Allahut por ju intereson Show mediatik. Çudia është kur thirrje për pjesmarrje në të tilla bidate bëhen nga imamët që thërrasin në pasimin e Sunetit dhe çdo ditë xhumaje e fillojnë hytben duke thënë: “. . . Veprat më të këqija janë shpikjet në fe, çdo shpikje në fe është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje të çon në zjarr”. Edhe ata të cilët nuk bëjnë thirrje me gojë por bëhen pjesmarrës në këtë bidat, veçse bëhen thirrësa me veprën e tyre për pasimin e këtij bidati.
I Dërguari sal lAllahu alejhi ue sel lem ka thënë: “Kush shpik në fenë tonë çka nuk është prej saj, ajo është e rrefuzuar.” Transmetoi Buhariu dhe Muslimi nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj). Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet “Kush vepron një vepër që nuk është në përputhje me çështjen tonë, ajo është e rrefuzuar”.
Në këtë ditë të nxehtë agjërimi e lus Allahun e Lartësuar që ky të jetë Ramazani i fundit që detyrohemi të shikojmë fytyrat e gylenistëve të na përfaqësojnë në çështje madhore.

(Sqarim: Çdo sharje, ofendim apo diçka tjetër e përgjithshme ose e përvetshme ndaj hoxhallarëve do pasohet me fshirje të komentit dhe bllokim të profilit.)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne