Imam Ervisi ben thirrje qe shqiptaret te refuzojne fushaten LGBT-izuese te ambasadorit amerikan

Imam Ervis Jangulli, imam i xhamise se madhe te plazhit ne Durres i ka bere nje apel opinionit publik shqiptar, pushtetareve etj, qe te distancohen nga fushata pederastizuese qe ambasadori amerikan po promovon ne Shqiperi. Me poshte eshte nje leter e hapur qe imam Ervisi ia drejton shoqerise shqiptare:

Ftesë vëllazërore urgjente

Ervis Jangulli

Në këto ditë jam ndjerë thellësisht i fyer dhe i tronditur nga ngjarjet në vendin tim, Shqipëri. Fushata lgbt po bën një mësymje në institucionet më thelbësore të vendit tonë që janë shkollat.    E paparanueshme dhe jashtëzakonisht abuzuese. Kjo fushatë fatkeqësisht po mbështetet nga ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu që është totalisht në kundërvajtje si me ligjet e vendit tonë po ashtu edhe me linjën politike të Presidentit Donald Trump.

Kam ndjekur në rrjetet sociale (e jo vetëm se edhe në media janë shprehur përfaqësues të muslimanëve që janë për t’u vlerësuar) më vemendje se gjithë shqiptarët (muslimanë, katolikë e ortodoksë) që janë me parime dhe me vlera e kanë dënuar këtë ‘’vandalizëm‘’ moral dhe janë shprehur totalisht kundër kësaj fryme helmuese që po imponohet në shkolla.

Madje mund të them me bindje se pothuaj të gjitha xhamitë në vend, por besoj edhe kishat kanë ligjëruar në këto dy javë në vendet e tyre gjegjëse për këtë fenomen negativ. Kam vënë re se zëri ynë ka mbetur i padëgjuar, statuset tona veç e veç thjesht janë indicie të një reagimi momental dhe më pas harrohet.

Përgjegjësinë e frenimit të këtij rreziku e kanë parasëgjithash njerëzit publikë dhe zyrtar të këtij vendi. Ne kemi përgjegjësi para Zotit dhe para njerëzve të moralshëm të sotëm dhe të nesërm. Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar dhe për këtë arsye kërkoj që të unifikohemi gjithë ne për të mbrojtur familjen, jetën, moralin dhe traditën tonë.

Në momentin që do të unifikohemi të gjithë, Komuniteti Musliman dhe komunitetet tjera, imamë, myftinjte, priftërinjtë, njerëz publikë të politikës, të kulturës, profesorë universitetesh e analistë, historianë e sociologë, e të gjithë njerëzit që kanë përgjegjësi mbiindividuale do t’i bëjmë një shkresë zyrtare Presidentit tonë z. Ilir Meta që të reagojë menjëherë ndaj këtij ‘’vandalizmi’’ moral.

Nëse nuk do bëhet kjo sot nga ne, jo vetëm që do mbajmë përgjegjësi para Zotit të botrave, por gjithashtu do kemi gjithë jetën vuajtjen e njollës së turpit. Sot duhet të jemi bashkë që të gjithë në mbrojtje të moralit, familjes dhe traditave tona.

Ftoj vëllazërisht që gjithë njerëzit publikë që të shprehin vullnetin e tyre të më kontaktojnë në privat në mënyrë që tek letra që do t’i drejtohet Presidentit tonë të jetë edhe emri i tyre me zërin e tyre për këtë fenomen. Ftoj njerëzit që janë me parime dhe vlera pavarsisht fesë së tyre që t’i bashkohen nismës për ndaljen e mësymjes së lgbt-ve në institucionet e vendit tonë.

Shqiptarët brenda dhe jashtëvendit, të profesioneve të ndryshme ju lutem më kontaktoni për të konfirmuar vullnetin tuaj për këtë nismë që po e ndërmarr si imam i xhamisë “Riza Bajrami”.

Letra do të dërgohet brenda kësaj jave dhe mesazhi qendror do jetë: mbrojta e familjes dhe e traditës sonë, njëkohësisht kundër mësymjes së lgbt-së në institucione si shkolla. Gjithsesi paraprakisht do t’ua dërgoj gjithëve letrën që ta shikoni nëse vullneti juaj do jetë pro nismës sonë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne