Imamët kosovarë japin këshilla se si të shmangen aksidentet

Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur sot që në të gjitha xhamitë e vendit në hutbenë ditën e Xhuma (E premte) të ligjërohet për sigurinë në trafik. Kjo kërkesë e BIK-ut drejtuar hoxhallarëve erdhi pasi kohëve të fundit në vendin tonë ndodhen një numër i madh i aksidenteve rrugore, ku si pasojë e tyre mbetën të vdekur disa persona.

Kësisojë, statistikat e fundit  të policisë tregojnë se vetëm nga periudha (Janar-Qershor) e këtij viti është  shënuar shifër alarmante e aksidenteve të cilat kanë marrë jetën e mbi 50 personave ndërsa kanë lënë me lëndime mbi 5600 të tjerë, shkruan Indeksonline.


Ky mesazh ka ardhur nga hoxhallarët pikërisht pas rastit nga aksidenti tragjik në Duhël, ku familja Sadikaj e Suharekës u shua e tëra.

Në letrën e tyre thuhet se sipas autoriteteve, shkaktarë kryesorë të aksidenteve janë, pakujdesia, shkelja e rregullave të komunikacionit, tejkalimi i shpejtësisë dhe me theks të veçantë, vozitja nën ndikimin e alkoolit.

Bashkësia Islame lidhur me këtë shqetësim ka nxjerrë një kod rregullash apo këshilla fetare duke e zgjedhur kështu ditën e sotme të shpalos para qytetarëve të cilët sot vizituan xhamitë për ta falur namazin e xhumasë.

-Respektimi i shenjave te trafikut është detyrim qё, përderisa nuk bien ndesh me fenë, duhet respektuar patjetër. Respektimi i këtyre rregullave nënkupton ruajtjen e jetës për vete dhe për te tjerët.

-Për ketë shkak, feja na urdhëron qe te mos i ekspozohemi rreziqeve mund te na kushtojnë me jete. Allahu thotë: Mos e çani veten tuaj në shkatërrim…”Sure [Bekare: 195]
Ruajtja e jetës, siç dihet, është një nder pesë objektivat kryesore te fesë. Për ketë shkak, dënohet rëndë cenimi i saj, qofte ndaj vetvetes, qofte ndaj te tjerëve’.
Ndërkaq, për largimin e pengesave nga rruga BIK ka kërkuar që në trafik:
“-të respektojmë njëri tjetrin
-të jemi të matur dhe gjaktoftë
-të lirojmë rrugën në rast nevoje
-të këshillojmë njëri tjetrin për kujdes në rrugë
-të këshillojmë njëri tjetrin për respektim të ngasësve tjerë
– të heqim nga rruga gjërat që mund të jenë shkak i aksidenteve
– të kemi kujdes veprimet që mund të neveritin të tjerët etj”, thuhet në letrën e BIK-ut.
Po ashtu vlen të përmendim një thënie që Pejgamberi Muhamed a.s lidhur me këtë ka thënë “Një njeri kaloi pranë një dege të një peme që kishte rënë në rrugë, të cilën e largoi duke thënë, Pasha Allahun, do ta largojë që të mos i dëmtojë myslimanët , (Allahu e shpërbleu për këtë vepër dhe e futi në Xhennet”).

Indeksonline ka siguruar edhe dokumentet e plota të BIK-ut që ka përgatitur këtë temë për këtë dukuri shqetësuese në Kosovë me këshillat tjera si në vijim:

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/imamet-kosovare-japin-keshilla-si-te-shmangen-aksidentet-ne-komunikacion-558169/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne