Imami Ali: Ja çfarë pyetjesh më bëri anti-terrori në Polici

Imami Armand Ali rrëfeu momentet kur e morën në pyetje efektivë të anti-terrorit, një strukturë kjo që varet nga Policia e Shtetit.

Imami tregoi se si oficerët e anti terrorit kishin kërkuar që ai tu tregonte, në Kuran, se ku thuhej që nuk lejohet festimi i 28 nëntorit. Imami ishte pyetur gjithashtu nëse kishte lejen e Komunitetit Mysliman për të folur për fenë.

Më thirri anti-terrori pas një statusi që bëra për festimin e festës së pavarësisë. Më thanë kemi dy çështje, një për festën dhe një çështje tjetër, por në fillim do fillojmë me çështjen e dytë . Më pyetën me hollësi për jetën time, kur kam studiuar, dhe me çfarë jam marrë, se ndoshta mendojnë se kam sponsorizim me puse nafte. Kujt ja drejtoje këtë thirrje në status. Kemi lexuar në kuran dhe nuk e kemi parë ndalimin e 28 nëntorin. I thashë është fjala e profetit, i thashë e ka transmetuar në një libër, dhe ja shpjegova. Unë e shkrutja për tu treguar muslimaneve çfarë ju lejohet cfarë nuk u lejohet nga feja.”

Imami Armand Ali po hetohet nga policia dhe prokuroria pasi deklaroi se festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e tjera kombëtare janë haram. Sipas tij, një besimtar i devotshëm mysliman duhet të festojë vetëm festat fetare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne