Imami Ali sfidon Komunitetin Musliman: Ata tmerrohen nga unë!

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Imami Armand Ali bëri disa deklarata të forta. Duke folur për Komunitetin Musliman Shqiptar, Imami u shpreh se pjesëtarë të tij tremben kur e shohin në rrugë.

“Komuniteti musliman trembet të ulet me mua, nuk shkëmbehen as në rrugë, kanë frikë. Unë nuk kam marrë leje nga Komuniteti Musliman Shqiptar për deklaratat. Festat në islam janë adhurime, nuk janë si festat tona që ikim në Dajt apo restorant, dhe duke qenë se festat janë adhurime është e ndaluar, kështu ka vendosur profeti.” – u shpreh Ali.

Ndërkohë gjatë emisionit, teologu Ermir Gjinishi zbuloi se Armand Ali prej disa ditëve nuk është më Imam, dhe ky titull i është hequr nga Komuniteti Musliman.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne