Imami i Mekës përjetoi befasi në Gjenevë

Imami i haremit të Mekës dhe drejtori i zyrës për çështjen e dy haremeve (Mekës dhe Medinës), shejh Abdurrahman es Sudejsi gjatë vizitës së xhamisë në Gjenevë, pasi që e lavdëroi presidentin amerikan Donald Trump si”paqeruajtës” dhe tregoi mbështetjen e tij luftës gjenocidale kundër Jemenit nga ana e Arabisë Saudite u përball me kritikat nga ana e një besimtari.

Pasi që me 29 qershor imami i Mekës shejh Sudejsi përfundoi prezantimin e tij para besimtarëve në xhami, u ngrit një besimtar me paterica nga xhemati duke kërkuar të shtrojë një pyetje imamit të Mekës. Organizatorët kanë menduar se ai do të kërkojë ndonjë shërbim apo do të shtrojë ndonjë pyetje fetare , gjë që është e zakonshme gjatë ligjëratave të tilla. Në vend të saj ai ka shtruar pyetjen se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite mund të udhëheqin botën drejt paqes kur pikërisht ata janë që po mbysin paqen. Edhe pse imami i Mekës shejh Sudejsi e injoroi besimtarin me paterica në xhami, kjo nuk është hera e parë që qëndrimet e tija kanë shkaktuar kundërshtime të fuqishme anekënd botës.

Ai ka shkaktuar zemërim në shtator të vitit të kaluar, me ç’rast imami i Qabesë me fjalë të zgjedhura ka fol dhe ka lavdëruar presidentin amerikan Donald Trump, gjë që ka shkaktuar ndjenjë jo të këndshme tek shumë mysliman, posaçërisht ata të cilët janë goditure me sanksionet represive të shumta të cilat administratat amerikane në krye me presidentin e saj Donald Trump ka imponuar shteteve të shumta myslimane. Sudejsi ka thënë se “Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtylla të botës me ndikimin e tyre”.

Kujdestarët e xhamisë kanë shpejtuar dhe janë përpjek që ta ndalin njeriun me paterica që të hesht dhe të mos fol, megjithatë ai ishte i vendosur të flas atë që mendonte.”Si mund të na mbash ligjërata për paqe gjersa bojkoton dhe nuk i lejon ushqimin vëllezërve të vet në Jemen dhe Katar?” Më tej shtoi:” E keni mbështetur puçin ushtarak në vitin 1992 në Algjeri, e keni mbështetur puçin ushtarak tani në Egjipt dhe Turqi. Ndaloni nga vrasja të pafajshmëve në këto shtete, pasi që në këto shtete puçistët janë ata që janë përgjegjës për vrasje”. Ai ka sqaruar se nuk është kurrfarë anëtari i Vëllezërve Mysliman e as cilado organizate tjetër, por është i shqetësuar për shkak të vuajtjeve të njerëzve të pafajshëm nga tiranët dhe shtypësit dhe ka pritur se shejh Sudejsi i cili mban titullin e imamit të Mesxhidit të Qabesë në Meke dhe do të flet të vërtetën.

Ai poashtu kur e kanë paralajmëruar se po ndjell fitnen, ka thënë se fitneja është të heshtësh para fitnes.”Ai ka ardhur këtu të na flet ligjërata dhe të na jep fetva me të cilin lejon vrasjen e vëllezërve tonë në Jemen, duke e quajtur shërbëtor i Amerikës”. Bile e ka cituar edhe thënien e shejh ibn Tejmijes” Allahu do të ruaj shtetin jobesimtar të drejtë, ndërsa nuk do të ruaj shtetin mysliman jo të drejtë”.

Përkundër përpjekjeve të kujdestarëve të xhamisë që ta ndalin,ai edhe më tutje vazhdoi të këshillojë imamin e Mekës, shejh Sudejsin , kësaj here duke e përkujtuar në dhënien e llogarive në ditën e Gjykimit. Ka cekur se nuk do të ndalet së foluri pasi jeton në një shtet të lirë dhe mund të thotë çka të dojë dhe kjo është mënyra se si duhet të sillet ndaj njerëzve të tillë, sikurse është shejh Sudejsi.”Kur të qëndrosh para Allahut në ditën kur do të jepen llogarit, fjala e të vërtetës së thënë pushtetarit tiran dhe ithtarëve të tij, do të jetë çelësi i suksesit tënd”.

Njeriu me paterica, për të cilin ceket se është nga Algjeria, poashtu ka shtuar se ka të drejtë të flas atë që mendon pasi që gjendet në xhami, shtëpinë e Zotit, dhe se kur mundet imami i Mekës, shejh Sudejsi mund të jep fetva me të cilën vriten të pafajshmit dhe po mund të mbështet pushtetarët të padrejtë në duart e të cilëve rrjedh gjaku, edhe ai mund të flet lirisht atë që mendon. Njashtu ka theksuar se kur të kthehet shejh Sudejsi në Meke, para” mbretit Selman do të hesht sikur miu”, duke aluduar në mbretin e Arabisë Saudite Selman ibn Abdylaziz inn Saud. Disa herë ka përsëritur: “Shërbëtor i Trumpit, Allahu të përul ty dhe udhëheqësit e tu…As Selmani as Trumpi nuk do të sjell kurrfarë të mire”.

Regjimi saudit udhëheq koalicionin e shteteve të cilët udhëheqin një luftë e egër kundër Jemenit të varfëruar dhe të shkatërruar. Vlerësohet se gjer tani rreth 13.000 njerëz janë vrarë, ndërsa 600.000 janë plagos që nga marsi i vitit 2015 kur Arabia Saudite e sulmoi Jemenin. Kombet e Bashkuara konsiderojnë Jemenin me krizë humanitare më të madhe në botë, pasi që 22 milion njerëzve i nevojitet ndihma, ndërsa 8 milion janë në buzë të urisë. I dërguari Muhamedi a.s ka thënë: “Xhihadi më i mirë është të thuash të vërtetën para sundimtarit të padrejtë apo urdhërdhënësit të padrejtë”.

Burimi : IslamBosna / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne