Imami i Tiranës shpërthen për vdekjen e Florencit: Ata që s’ta zgjidhën hallin, Allahu i mbushtë me…

Florenc Beqiraj 23-vjeç është përcjellë sot për në banesën e fundit, ku familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit në Shkodër.

I riu ndërroi jetë në një spital në Francë, pasi dyshohet se u dhunua në një burg në Marsejë disa ditë më parë. Por nga ana tjetër autoritetet franceze kanë nisur hetim për këtë ngjarje duke dyshuar në pistën e vetëvrasjes.

Debatit që shkaktoi vdekja e të riut i është bashkuar edhe imami i Xhamisë së njohur në Tiranë, Ahmed Kalaj.

Përmes një statusi në Facebook, imami nuk i kursen kritikat dhe akuzat për negizhencën shtetërore.

Por imami i xhamisë së Tiranës nuk harron as mediat për të cilat gjithashtu ka kritika për raportimin e lajmeve që u bënë për të riun.

“Allahu i Madheruar e marrte hakun tend o vlla se keta e diten lajmin tend po nuk e bene lajm; e diten hallin po stu gjenden prane, priten te vdisje te beheshe lajm; priten te vdisje te fillojne hetimet. Ata qe mbi ty vune dore paçin terhequr pas gjynahet e tua edhe mallkimin e Zotit.

Mediat qe s’te bene lajm u befshin vetë lajm. E ata qe sta zgjidhen hallin e paten mundesi qe ta zgjidhin hallin Zoti i mbushte me halle. Ti ike nga kjo bote e inshallah je te Zoti deshmor; le nje bote te mbushur me felliqsi e plehra; do Zoti pastrohen po pa te tjera “kurbane” shkruan ai në profilin e tij në ‘Facebook’.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne