Imami i xhamisë Aksa dënon provokimet e Mike Pence

Imami i Xhamisë Al Aksa ka dënuar veprimet provokuese të zv/presidentit amerikan në ambientet e Xhamisë Aksa.

Agjencia e lajmeve Palestine Online njoftoi se Shejkh Akrame Sabri, imami i Xhamisë Al Aksa, të mërkurën praninë e Mike Pence, zv/presidentit të Amerikës, në ambientet e Murit Burak në pjesën perëndimore të Xhamisë Al Aksa, e cilësoi si një veprim i bërë me qëllimtë provokimit të ndjenjave të myslimanëve të botës dhe theksoi: “Kudsi i shenjtë me natyrën e tij hyjnore dhe me të gjitha ambientet e tij, do të mbetet Kuds”. Sipas Akrame Sabri, vizita e Mike Pence në rajon e cila është kundërshtuar nga palestinezët dhe myslimanët, tregon mbështetjen e hapur të Amerikës ndaj regjimit pushtues të Izraelit dhe konsiderohet një veprim në mbështetje të vendimit të Donald Trump, presidentit të Amerikës për njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe në realitet është shpallje lufte kundër Kudsit të shenjtë. Gjatë kohës së pranisë së Mike Pence në ambientin e Murit Burak, regjimi sionist ka vendosur masa të ashpra të sigurisë dhe të papara në Kodsin e pushtuara dhe forcat sioniste janë vendosur në të gjitha ambientet e Xhamisë Al Aksa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne