Imami i xhamise: Oficeri i Mosadit që drejtonte ISIS, arrestohet në Libi

nga Ian Greenhalgh

[shënim editorial: Ne e kemi ditur prej një kohe të gjatë se oficerët amerikanë, izraelitë dhe sauditë udhëhiqnin ISIS-in,  incidenti i fundit është vetëm një provë e mëtejshme.]

 

Autoritetet libiane arrestuan një drejtues dhe predikues xhamie, pjese e grupit terrorist ISIS, i cili më vonë pranoi se ishte një oficer i Mossadit.

Sipas autoriteteve libiane, emri i vërtetë i predikuesit Abu Hafs është Benjamin Efraim, një shtetas izraelit që vepron në njërën nga njësitë speciale të Mossadit që kryejnë operacione të spiunazhit në vendet arabe dhe ato islamike.
Autoritetet libiane thanë se spiuni i Mossadit kishte filluar karrierën e tij në Libi duke udhëhequr një grup prej 200 anëtarësh të ISIS dhe u shpërngul në Bengazi me qëllim maskimi si predikues.
Sipas tyre, Abu Hafs kishte tentuar të infiltrohej në Egjipt, duke shtuar se grupi, nën komandën e tij, është ndër grupet terroriste më barbare të cilat kishin kërcënuar se do eksportonin luftë në Egjipt.
Raporti erdhi në sfondin e një numri raportesh që thoshin se kreu i ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi ishte gjithashtu një agjent i Mossadit edhe pse asnjë dëshmi e besueshme ende nuk është paraqitur për të vërtetuar këtë.
Kur cizmja e terrorit sulmoi Irakun dhe pushtoi Mosulin tre vjet më parë, shumë media zbuluan se dhjetëra agjentë të Mossadit janë duke udhëhequr luftëtarët e ISIS.
Raporti vjen në një kohë kur spekulimet po rriten në radhët e ISIS-it mbi pasuesin e mundshëm të Ebu Bekr al-Bagdadit pas raportimeve të fundit rreth vdekjes së tij.
Sipas raportimeve të muajit të kaluar, kreu i ISIS në Libi Jalalulddin al-Tunisi dhe udhëheqësi i ISIS në Siri, Abu Mohammad al-Shamali janë dy zgjedhjet kryesore për të udhëhequr grupin terrorist pas Bagdadiut.

Jalalulddin al-Tunisi, emri i vërtetë i të cilit është Mohammad Bin Salem al-Oyoni, ka lindur në vitin 1982 dhe është banor i qytetit Masaken në provincën Souseh në Tunizinë qëndrore. Al-Oyoni gjithashtu ka fituar kombësinë franceze  pas udhëtimit të tij në vendin evropian përpara se të bashkohet me grupet terroriste në Tunizi në vitet 2011-2012. Al-Oyoni u bashkua me ISIS në Irak dhe Siri gjate viteve 2013 dhe 2014.

Burimet amerikane dhe irakiane pohuan se gjashtë komandantë të ISIS, duke përfshirë një algjeriano-belg dhe një francez pjesëtarë të grupit terrorist, lexohen nga keto burime si pasardhës të al-Bagdadiut.

burimi:/ veteranstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne