Në protestën e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të Palestinës, imami Ladi Lusha theksoi se drejtësia do të mbizotërojë mbi padrejtësinë dhe se e drejta e popullit palestinez do të triumfojë. Ai u shpreh se Izraeli do të mbetet i vetëm, “si peshku pa ujë”, pasi po uzurpon padrejtësisht tokën e palestinezëve.
Imami nënvizoi se bota po tregohet gjithnjë e më shumë e bashkuar kundër politikave të Izraelit, duke përmendur se edhe shtete si Anglia, Franca, Italia dhe Kanadaja kanë shfaqur frymë solidariteti me Palestinën. “Duhet të solidarizohemi dhe të bëhemi me të drejtin, me të vërtetën dhe me drejtësinë,” tha Lusha.
Ai bëri gjithashtu thirrje për imaminë e vendit që të mos heshtin përballë dramës palestineze, por të flasin hapur dhe të bashkohen për shkarkimin e kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, të cilin e akuzoi për heshtje dhe mungesë qëndrimi./gazetaimpakt















