Ky emision eshte transmetuar para nje viti. Ai permban intervista ekskluzive per Impakt TV me tre muslimane. Ata jane shoqeruar nga policia si te dyshuar me kerkesen e Mosadit per rrezikshmerine e akteve terroriste gjate ndeshjes se futbollit Shqiperi -Izrael. Te tre tregojne sesi jane keqtrajtuar nga policia, si eshte shkelur ligji nga vete organet e policise, si nuk jane respektuar aspak te drejtat e njeriut, pse nuk i’u komunikua asnje akuze per cfare po trajtoheshin ne ate forme, pse policia i konsideroi fajtore dhe i trajtoi si te tille madje i kerkoi te mos flisnin me askend per kete ngjarje, etj. Deshmite e tyre jane tregues i dorezimit total te shtetit shqiptar para sherbimeve sekrete izraelite dhe te islamofobise ne Shqiperi.
Ky emision eshte cituar nga studimi EUROPEAN ISLAMOPHOBIA REPORT 2016, i cili gjendet ketu: http://www.islamophobiaeurope.com. Megjithate, sot pas nje viti qeveria shqiptare nuk ka kerkuar akoma falje ndaj muslimaneve shqiptare dhe askush nuk ka mbajtur pergjegjesi per cenimin e te drejtave fetare dhe njerezore qe u eshte bere mbi 150 muslimanesh shqiptare qe u arrestuan ne te gjithe vendin.