Imran Khan: Falënderoj Presidentin Erdogan për ngritjen e problemit të Kashmirit në OKB

Gjatë një konference shtypi në qytetin Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po qëndron për Sesionin 74. të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA74), Khan bëri deklarata të rëndësishme lidhur me problemin e Kashmirit dhe tensionin e vendit të tij me Indinë.

I pyetur rreth takimit që ai zhvilloi me kreun e shteti turk, kryeministri pakistanez tha: “Unë falënderoj shumë Presidentin Erdogan për ngritjen e problemit të Kashmirit në fjalimin e tij në OKB. Erdogani do të vizitojë Pakistanin muajin e ardhshëm.”

Ai theksoi se Pakistani ka raporte shumë të mira me Turqinë dhe aspiron të thellojë marrëdhëniet tregtare gjithashtu.

“Ne i jemi mirënjohës Presidentit për qëndrimin e tij parimor në lidhje me problemin e Kashmirit”, u shpreh Khan mes të tjerash./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne