Incident në det mes Turqisë e Greqisë, anija turke përplas atë greke

Tjeter incident ne det mes Turqise dhe Greqise. Mediat greke raportojne se një anije tregtare me flamur turk u përplas me marinën helene pranë brigjeve të ishullit lindor të Egjeut në Lesvos, në orët e para te se premtes.

Incidenti ndodhi pasi anija greke Armatolos ishte në patrullë brenda ujrave grekë, sipas një njoftimi nga Shtabi i Përgjithshëm i marinës, i cili tha se anija Karmata me flamur turk po shkelte rregullat e sigurise detare dhe iu afrua shume anijes greke, dhe e perplasi ate.

Ajo nuk iu pergjigj thirrjes me radio nga anija greke dhe kjo coi ne perplasje mes tyre, per fat pa demtuar pjesetare te ekuipazhit.

Patrulla e Armatolos ishte pjesë e një ushtrimi aleat për kontrollin e flukseve të migrantëve në Egje. Anija greke vazhdoi rrugën pas incidentit pasi nuk kishte pesuar  lëndime apo dëmtime.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne