Një rast i paprecedentë ka ndodhur sot në Pikën kufitare të Kakavijës, ku protagoniste është bërë policia greke.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se pala greke nuk e ka lejuar skuadrën e Antigoneas që të udhëtojë drejt Greqisë.
Në mënyrë arbitrare dhe të pajustifikuar ata kanë vendosur kryq në pasaportën e kapitenit, njëkohësisht trajneri i ekipit, Sandër Serjani. Ekipi i futbollit ishte nisur për një ndeshje amatore në ishullin e Scopelo, Greqi, me ftesë të ekipit vendas.