Incidenti në Sharrë, PD bën kallëzim në policinë e Tiranës

Përfaqësuesit e PD-së, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi dorëzuan një kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas incidentit në inceneratorin e Sharrës kua ata u sulmuan nga një grup punonjësish që i ndaluan të jepin një deklaratë.

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se kallëzimi ishte bërë në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale për “shantazhimin dhe kërcënimin e ushtrimit të detyrës” për një denoncim në mbrojtje të interesit publik.

“Persona të orientuar, të paindentifikuar, pa na u prezantuar, në asnjë moment në funksionin që kishin apo detyrën që mbanin, kanë ardhur pranë nesh duke na shantazhuar dhe kërcënuar për të na larguar nga territori që rrethon “Landfillin e Sharrës”. Një skenë krimi ku 4 vite më parë ka humbur jetën një 17 vjeçar Ardit Gjoklaj, për të cilin edhe sot nuk ka asnjë person përpara drejtësisë dhe asnjë përgjegjës.

Nëse mafia e plehrave e drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, në bashkëpunim me Arben Ahmetaj, mendojnë se do të na trembin e do të na zhantazhojnë e do të na stepin dhe me fake news-et që kanë shpërndarë nëpër portale të ndryshme, ta dinë se e kanë të kotë” – tha Këlliçi.

Ndërsa zëdhënësja Ina Zhupa tha se inskenimi i sotëm me agresion ndaj opozitës ishte i drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

“Rama dhe Veliaj mundohen me çdo kusht të fshihet e vërteta ndaj qytetarëve të Tiranës për të kuptuar se kush janë pronarët e këtyre inceneratorëve. Për të kuptuar se ku shkojnë taksat, milionat, eurot që merren nga taksat e qytetarëve për pronarë “noname” që nuk dihet se ku janë në parajsa fiskale.

Edi Rama dhe Erjon Veliaj mesa duket kanë frikë nga e vërteta që fshihet prapa këtyre inceneratorëve dhe bëjnë shumë mirë që kanë frikë sepse në mos sot, nesër, ata do të hetohen dhe do të marrin dënimin e merituar për shpërdorimin e 75 milionë eurove deri tani që ia japin pronarëve pa emër në parajsat fiskale sepse drejtësia shqiptare do të duhet t’i hetojë, në mos sot, nesër, të gjithë këtë aferë korruptive që ka përfshirë kupolën drejtuese të shtetit shqiptar dhe të Bashkisë Tiranë” – tha Zhupa pas daljes nga drejtoria e polisisë së Tiranës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne