Indasit e Çikagos protestojnë kundër dokumentarit të CNN

Pas transmetimit të filmit dokumentar rreth besimit “Hinduist” nga kanali televiziv CNN, hindasit me qëndrim në Çikago të Amerikës janë mbledhur në një protestë përballë zyrës së këtij kanali televiziv.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se protestuesit në këtë tubim mbanin në duar pankarta për bojkotimin e kanalit televiziv CNN dhe kanë dënuar transmetimin e dokumentarit në lidhje me besimin hinduist. Sipas protestuesve, dokumentari i CNN ka paraqitur një imazh të pavërtetë rreth hinduizmit. Protesta të tilla janë organizuar edhe në shumë qytete të mëdha të Amerikës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne