Independent: Llogaritjet anti-iraniane të gabuara / Zemërimi saudit ndaj afrimit të Katarit me Iranin

Në një artikull të shkruar nga Kim Sengupta, përgjegjës i sektorit të diplomacisë në uebsajtin e gazetës Indepenedent, duke iu referuar vendimit të qeverisë së Katarit për të rifilluar marrëdhëniet diplomatike me Iranin, ka thënë se ky vendim tregon qartë se disa shtete të Gjirit Persik jo vetëm që nuk e kanë ndërmend t’i japin fund aventurave të tyre, por shihet se zemërimi i Arabisë Saudite vazhdon edhe më tej.

Sengupta ka shkruar: EBA, Bahrejni dhe Egjipti të udhëhequr nga Arabia Saudite, kanë izoluar Katarin dhe kanë dhënë afat për përmbushjen e një kërkese prej 13 pikave. Ky grup me siguri ka pritur që Katari të dorëzohet kundrejt dëshirave të anëtarëve të këtij grupi. Tani është bërë e ditur se grupi bëri një gabim të madh në llogaritjet e tij. Sekretari i gazetës Independent, thotë se ndonëse mbrojtja nga ekstremizmi ishte një nga akuzat kundër Rijadit dhe aleatëve të tij në Doha, por marrëdhënia e sinqertë e Dohas me Teheranin, që është rivali saudit në rajon, ishte një nga arsyet kryesore për zemërimin e këtij grupi. Ka dëshmi se sauditët morën veprime të guximshme kur Donald Trump shkoi në Arabinë Saudite për të shitur armë për të kërcënuar Iranin. Ajo që sauditët në fillim morën një pozicion të fuqishëm, shumë shpejt dëshmoi për dobësinë e tyre. Trump i cili njihet me sjelljet e tij kontradiktore dhe konfuze, pas veprimeve të LA kundër Katarit, kërcënoi këtë vend me hakmarrje dhe reagim. Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson dhe sekretari i mbrojtjes James Mattis, me mbështetjen e Katarit, vunë në dukje se vendi është një nga aleatët kryesorë të Uashingtonit në rajon dhe se operacionet ushtarake amerikane po zhvillohen në terren.

Një komunist i pavarur në Doha, tha se megjithëse ekonomia e Katarit ishte dëmtuar nga sanksionet arabe, por ky vend ëshët aq i pasur saqë mund t’u bëj ballë këtyre sanksioneve. Teherani fillimisht reagoi ndaj kësaj krize dhe kërkoi pajtim të ndërsjellë, por më vonë dërgoi ushqim në Katar, derisa Arabia Saudite dhe aleatët e saj të lartpërmendur, kishin mbyllur hapësirën ajrore, detare dhe tokësore me Katarin. Turqia, rivali i Arabisë Saudite për të udhëhequr vendet sunite, dërgoi furnizime në Katar, duke përfshirë materiale ndërtimi dhe u zotua të dërgojë trupa ndihmëse në Katar. Izolimi i Iranit, të cilin Trump e kishte kërkuar, nuk e kuptoi se sauditët kishin pritur masat ndëshkuese kundër Katarit për të qenë të vëmendshëm ndaj Omanit dhe Kuvajtit, i cili ka marrëdhënie relativisht të mira me Teheranin, por një gjë e tillë ka dështuar. Përveç kësaj, dëshira për të izoluar Iranin, të cilin Trump kërkon të bëjë, nuk u materializua. Muajin e kaluar, më shumë se 100 vende morën pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Hasan Ruhani, duke përfshirë Rusinë, Indinë, Kinën dhe të gjitha vendet kryesore të Evropës Perëndimore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne