Indi, burg përjetë mësuesit të njohur të fesë, përdhunoi besimtaren

Një mësuesi të njohur të fesë Hindu në Indi, që pretendon se ka miliona ndjekës në mbarë botën i është dhënë dënim me burg përjetë, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare.

Sipas gjykatës, Asaram Bapu kreu përdhunimin në vitin 2013 në ashramin e tij në qytetin verior të Jodhpurit.

Guruja 77-vjeçar, ka 400 ashramë në të gjithë botën ku mëson meditimin dhe yoga. Ai është gjithashtu në gjyq për një rast tjetër përdhunimi në shtetin perëndimor Gujarat. Ndërkohë sipas BBC, shteti i Jodhpuri është në alarm të lartë për shkak të shqetësimeve se mund të ketë dhunë nga mbështetësit e mësuesit të dënuar.

“Asgjë nuk mund të kompensojë traumën që viktima dhe familja kanë kaluar,” tha Utsav Bains, avokati i viktimës, për NDTV përpara dënimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne