Bota

Indi – Rritet në 350 numri i viktimave nga përmbytjet

Indi – Rritet në 350 numri i viktimave nga përmbytjet
Raportohet se ka shkuar në 350 numri i të vdekurve në përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe aksidentet e shkaktuara nga shirat e dendur që kanë marrë nën ndikim rajone të ndryshme të Indisë.

Sipas lajmit të “Press Trust of India” me vdekjen edhe të 17 njerëzve të tjerë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në provincat Kerala, Maharashtra, Madhya Pradesh, Raxhastan, Andra Pradesh dhe Karnataka, të cilat janë përfshirë nga reshjet e dendura, është rritur në 350 numri i viktimave nga fatkeqësia natyrore.

Sipas zyrtarëve në Maharashtra kanë vdekur në total 56 njerëz, në Karnataka 76 vetë.

Në Maharashtra 1.519 shtëpinë janë në gjendje të pabanueshme, dhe rreth 20.000 shtëpi janë dëmtuar pjesërisht, raportojnë zyrtarët lokalë.

Kurse në Karnataka kanë ngordhur më shumë se 992 kafshë të fermave të ndryshme dhe 10 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Së fundmi numri i viktimave ishte deklaruar 333.

Si pasojë e përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe aksidenteve që kishin shkaktuar reshjet e dendura edhe në shtetin Himashal Pradesh të Indisë kishin humbur jetën 22 vetë dhe ishin plagosur 9 të tjerë./ trt

OPINIONE