India bllokoi eksportin e hidroksiklorokinës, Trump telefonon kryeministrin Modi: Nëse nuk e lejoni do të hakmerremi

Presidenti i SHBA, Donald Trump është revoltuar nga bllokimi i ekportit të ilaçeve prej prodhuesit më të madh të tyre, India.

Në një bisedë telefonike me kryeministrin Modi, Trump i kërkoi të lejonte eksportin drejt SHBA-së të hidroksiklorokinës dhe e kërcënoi se nëse nuk do e lejojë do të ketë një hakmarrje nga SHBA.

“Unë fola me të (Kryeministrin Indian Narendra Modi) të dielën në mëngjes, e thirra atë dhe unë thashë që do të vlerësojmë që të lejoni daljen e furnizimit tonë (të hidroksilkolorinës). Nëse ai nuk lejon që të dalë, kjo do të të jetë në rregull, por sigurisht që mund të ketë hakmarrje. Pse nuk do të kishte, “- tha Trump në konferencë për shtyp./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne