India braktis marrëveshjen me Izraelin për raketat

ANKARA – India hoqi dorë nga marrëveshja për raketat në vlerë prej 500 milionë dollarësh, të cilën planifikonte ta nënshkruante me Izraelin, transmeton Anadolu Agency

Sipas gazetës “Indian Express”, të bazuar në burimet e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se India ka hequr dorë nga marrëveshja të cilën planifikonte ta nënshkruante me Izraelin për blerjen e raketave anti-tank në vlerë prej 500 milionë dollarësh.

Zyrtarët bëjnë të ditur se ky vendim është marrë për zhvillimin e industrisë vendase për mbrojtje dhe njoftohet se ministria ka kërkuar nga Organizata e Hulumtimeve dhe të Zhvillimeve të Mbrojtjes, e cila vepron në kuadër të ministrisë, që të fillojë punimet për prodhimin raketës anti-tank.

Takimet mes dy shteteve për marrëveshjen e raketave kanë vazhduar që nga viti 2014. Sipas kësaj marrëveshjeje, në kuadër të projektit i cili do të realizohej në bashkëpunim të kompanisë së mbrojtjes së Izraelit “Rafael” dhe grupit indian “Kalyani”, do të prodhohej raketa anti-tank për ushtrinë e Indisë.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne