India: Në çështjen e Iranit do të marrim parasysh sanksionet e BE-së, e jo të ndonjë vendi tjetër

India ka njoftuar se në çështjen e Iranit do të marrë parasysh sanksionet e BE-së, e jo të ndonjë vendi tjetër.

Sipas lajmit të The Hindu, ministri i jashtëm indian Sushma Swaraj, në një takim vjetor për shtyp, i’u përgjigj pyetjeve lidhur me sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Iranit.

Swaraj tha se India nuk i njeh sanksionet e Shteteve të Bashkuara ose të ndonjë vendi tjetër, por do të zbatoj vetëm sanksionet e BE-së.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi tërheqjen e tyre njëpalëshe nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe pati thënë se do të rikthej sanksionet ndaj Iranit.

Disa javë më parë, edhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo i bëri thirrje Iranit për të ndaluar prodhimin e armëve bërthamore dhe për të ndërprerë mbështetjen për “grupet terroriste” në Lindjen e Mesme, në të kundërten, ndaj këtij vendi “do të zbatoj sanksionet më të ashpëra në histori”.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne