India përfshihet nga protestat, kryeministri mbledh qeverinë

Kryeministri indian Narendra Modi ka thirrur ministrat e tij të qeverisë për të mbajtur një takim dhe për të diskutuar situatën e sigurisë në vend pas protestave kundër një ligji të debatueshëm anti-mysliman.

Modi mbajti takimin ndërsa demonstratat vazhduan të shtunën, megjithë shtet-rrethimin dhe një rregullore drakoniane për të shtypur protestat. Më shumë se 1.500 protestues janë arrestuar në të gjithë Indinë gjatë 10 ditëve të fundit pas demonstratave që kanë përfshirë vendin. Këto demonstrata kanë filluar si pasojë e ligjit të miratuar për dhënien e shtetësisë për refugjatët jo-muslimanë dhe jo për ata muslimanë. Sipas Ligjit për Ndryshimin e Shtetësisë, migrantët nga Bangladeshi, Pakistani dhe Afganistani do të lejohen të kërkojnë nënshtetësi indiane – por jo nëse janë muslimanë. Por kjo ka shkaktuar shumë reagime ku shumë persona argumentojnë se ajo bie ndesh me karakterin laik të Kushtetutës së Indisë. Përveç arrestimeve të mësipërme, rreth 4,000 protestues u arrestuan e më pas u liruan. Sipas autoriteteve të gjithë personat e arrestuar janë ata të cilët u përfshinë në dhunë. Raportet e mediave thanë se të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në përleshjet midis policisë dhe protestuesve që nga 11 dhjetori, kur parlamenti i vendit miratoi aktin e shtetësisë./parstoday/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne