India po tejkalon Britaninë e Madhe në ekonomi

India po ashtu do të tejkalojë edhe Gjermaninë në vitin 2022 dhe do të jetë shteti i katërt në botë nga fuqia ekonomike, ceket në raport.

India, shtatë dekada pasi që ka fituar pavarësinë e saj nga Mbretëria e Bashkuar, do të mund të tejkalojë ish pushtuesin e saj kolonial dhe gjatë këtij viti do të zë vendin në shoqërinë e pesë ekonomive udhëheqëse botërore, duke përjashtuar Britaninë e Madhe, sipas një analize të zhvilluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, lidhur me rritjen ekonomike të shteteve në botë.

India gjithashtu do të tejkalojë edhe Gjermaninë në vitin 2022 dhe do të bëhet ekonomia e katërt botërore në botë duke iu falënderuar rritjes vjetore prej 9,9% nominalisht, ceket në raportin e institucionit ndërkombëtar financiar me seli në Washington.

Fondi monetar ndërkombëtar megjithatë ka paralajmëruar Indinë me sfidat me të cilën do të ballafaqohet për të realizuar rritjen e saj të cekur ekonomike në vit, sikurse që është riorganizimi i sistemit tatimor dhe zgjidhja me problemet e kredive të ashtuquajtura “të këqija” apo problematike.

Sfidat janë edhe rritja e produktivitetit dhe mundësia e punësimit, nxitja e investimeve korporatave dhe tejkalimi i problemeve të rëndësishme infrastrukturore.

Sipas raportit, ekonomia e Indisë edhe më tutje po përmirësohet nga vendimi i qeverisë në New Delhi që të tërheq nga qarkullimi dy bankënotat e saja më të mëdha, që ka shkaktuar mungesën e parasë të gatshme(cash) në vend.

Ekonomistët janë të shqetësuar edhe për gjendjen e sektorit bankar indian dhe të financave publike, pasi që shënimet flasin se niveli i kredive të këqija është rritur për 16,6% të shumës së gjithëmbarshme kreditore.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne