“India shkel ligjet ndërkombëtare në Kashmir”

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) njoftoi se forcat indiane të sigurisë kanë shkelur ligjet ndërkombëtare në Xhamu Kashmir.

Në një deklaratë nga HRW thuhet se forcat indiane të sigurisë duke përdorur armë “gjymtuan, verbuan dhe vranë” me qëllim për të kontrolluar ata që zhvilluan protesta në Xhamu Kashmir.

Më tej theksohet se pretendimet e liderëve indianë se politikat e zbatuara prej tyre kanë përmirësuar jetesën e popullit në Kashmir nuk mund ta injorojnë të vërtetën se forcat e sigurisë kanë “gjymtuar, verbuar dhe vrarë” njerëzit.

Dretoresha e HRW-së për Azinë Jugore, Meenakshi Ganguly tha se zyrtarët indianë duhet të kuptojnë se përpjekjet e forcave të sigurisë në Kashmir për të shpërndarë protestuesit duke përdorur armë nënkupton shkeljen e standardeve dhe ligjeve ndërkombëtare.

Gjatë prsotestave të zhvilluara në vitin 2010 në Kashmir humbën jetën 120 persona, thuhet në deklaratë në të cilën bëhet e ditur se në vitet 2015-2017 kanë humbur jetën 17 persona. Ndërsa në vitet 2016-2019 janë verbuar si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat e sigurisë 139 persona ndërsa gjatë viteve 2016-2017 janë plagosur 6.221 persona.

Statusi i Xhamu Kashmirit

Që nga viti 1947 kur India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte edhe ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon.

Por, India më 5 gusht 2019 duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau në territorin e dy njësive.

Rajoni më 31 tetor 2019 u nda zyrtarisht në dy rajone të lidhura me qendrën si Xhamu Kashmir dhe Ladakh në statusin e “territorit të unionit”.

Pas vendimit, forcat indiane të sigurisë intensifikuan operacionet dhe presionet mbi popullatën në Xhamu Kashmir.

Krahas ndalesës për dalje në rrugë, vendosën kufizime në linjat e komunikimit të internetit, telefonisë dhe transportit si dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e partive lokale në rajon./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne