“India vrau gjysmë milion kashmiras për 73 vite”

Presidenti i Azad Xhamu dhe Kashmirit që është nën kontrollin e Pakistanit, Sardar Masood Khan deklaroi se India në 73 vitet e fundit ka vrarë gjysmë milion banorë të Kashmirit.

Khan, me rastin 27-tetorit, Ditës së Zezë të Kashmirit në një deklaratë për Agjensine Anadolli tha se India më 27 tetor 1947 ka “pushtuar” Xhamu Kashmirin dhe se forcat indiane të sigurisë kanë vrarë 250 mijë muslimanë duke kryer “gjenocidin” e parë. Khan tha se 27 tetori çdo vit nga popujt e Pakistanit dhe Kashmirit përkujtohet si “ditë e zezë”.

Khan më tej potencoi se India nga data në fjalë e deri më tani ka vrarë, ka gjymtuar dhe ka verbëruar gjysmë milion kashmiras. Sipas tij, 27 tetorin e shohin si data e fillimit të gjenocidit ndaj kashmirasve.

Ai theksoi se populli i Kashmirit fillimisht ka kërkuar të fitojë liri nga Dinastia Dogra, e më pas nga administrata indiane. “Po të mos ishte bashkuar me Indinë, lideri më i njohur i Kashmirit, Sheikh Abdullah në vitin 1947 do të mund t’i shpëtonim kashmirasit nga masakrat serike që përfishin dekada. Një kalkulim i gabuar, një hap fatal, i shtyri kashmirasit në një natë të errët të persekutimit”, tha presidenti i Kashmirit nën kontrollin e Pakistanit.

“900 mijë forca indiane të sigurisë”

Presidenti Khan thotë se sot për ta shndërruar jetën e njerëzve në Xhamu Kashmir në ferr në rajon janë vendosur 900 mijë forca indiane të sigurisë. Ai tha se vrasjet, torturimet, burgosjet dhe abuzimet e shpeshta seksuale ndaj kashmirasve tashmë janë bërë rutinë.

Khan gjithashtu theksoi se populli në Kashmir është privuar nga të drejtat dhe është shpronësuar, ndërsa vuri në dukje se në Xhamu Kashmir janë vendosur qindra mijëra indianë për të ndryshuar strukturën demografike të rajonit.

Ai tha se do të vazhdojnë luftën e tyre derisa populli i Xhamu Kashmirit të përdorë të drejtën e tij për vetëvendosje në kuadër të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

“Jemi mirënjohës ndaj Turqisë”

Khan tha se do të jenë mirënjohës ndaj popullit dhe liderëve turq përgjithmonë për shkak të qëndrimit të tyre të guximshëm.

“Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në fjalimet e tij në KS-OKB, Parlamentin e Pakistanit dhe në New Delhi theksoi se çështja e Kashmirit duhet të zgjidhet në përputhje me dëshirat e popullit të Kashmirit”, tha Khan.

“Nga Anadolu Agency kërkoj që të transmetojë mirënjohjen tonë më të thellë për popullin dhe udhëheqësinë turke”, shtoi ai./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne