Indonezi, humbin jetën 11 fëmijë nga përmbytjet në Sumatra

Policia indoneziane njoftoi se 11 fëmijë kanë humbur jetën pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në ishullin Sumatra.

Shefi i policisë lokale Irsan Sinuhaji tha se të premten në qarkun Mandailing Natal, në veri të ishullit lumin ka dalë nga shtrati dhe mori 20 fëmijë që ishin në një shkollë islame në mbrëmje.

Ai më tej theksoi se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e pajetë të 11 fëmijëve nga balta ndërsa vazhdojnë kërkimet për fëmijët e tjerë.

Shirat e rrëmbyeshëm shpesh shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Indonezi ku miliona njerëz jetojnë në zonat malore ose në afërsi të rrafshinave të përmbytjeve.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne