Bota

Indonezia tronditet nga një tërmet i fuqisë 6.4 ballë

Në tërmetin me fuqi 6,4 ballë që tronditi ishullin Lombok të Indonezisë kanë humbur jetën 10 persona.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 50 kilometra në verilindje të qytetit Mataram në ishullin Lombok, ndërsa bëhet e ditur se janë plagosur 40 persona të tjerë.

Qendra për Hulumtime Gjeologjike e SHBA-ve (USGS) njofton se tërmeti prej 6.4 ballë është regjistruar 7.5 kilometra në thellësi të tokës.

Si pasojë e tërmetit që tronditi ishullin, i cili ndodhet rreth 40 kilometra në lindje të ishullit turistik Bali në Indonezi, një numër i madh i shtëpive kanë pësuar dëme.

Sipas lajmit të BBC-së, pas tërmetit janë regjistruar më shumë se 60 lëkundje pasuese, ku më e fuqishmja ishte 5.7 ballë./ trt

OPINIONE