Infektohet me koronavirus kryetari i bashkisë së Belshit

Kryetari i bashkisë së Belshit Arif Tafani është infektuar me Covid 19.

Në qarkun e Elbasanit janë raportuar 37 raste të reja me Covid, të cilat priten të bëhen publike sot nga ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu mësohet se mes të infektuarve janë edhe tre mësues.

Ndërkohë në orët e fundit në Elbasan u raportua për dy viktima, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e Covid.

Më dy vdekjet e fundit numri i viktimave në Elbasan ka shkuar në 63.
Ndërkohë në rang vendi që nga fillimi i pandemisë e kanë humbur betejën me koronavirusin 699./Panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne