Infektohet me koronavirus politikani dhe arkeologu i njohur, Neritan Ceka

Koronavirusi ka prekur një tjetër politikan shqiptar. Mësohet se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 ish-ministri Neritan Ceka, së bashku me bashkëshorten e tij.

Nuk dihet ende si paraqitet gjendja shëndetësore e çiftit Ceka, por bëhet e ditur se arkeologu dhe gruaja e tij po marrin mjekime në shtëpi.

Gjatë muajve të verës, koronavirusi ka shënuar një përhapje të ndjeshme në vendin tonë, ku ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, por edhe të viktimave./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne