Infermieri gjerman vrau të paktën 90 pacientë: Policia

Një infermier i burgosur me burgim të perjetshëm para dy vitesh për vrasjen e dy pacientëve me mbidozë droge, rezulton të ketë vrarë të paktën edhe 90 pacientë të tjerë, dhe ndoshta dyfishin e atyre që numëron policia, duke e quajtur atë si krimin serial më te madh në Gjermani që pas luftes .

Niels Hoegel, 40 vjeç, u burgos në shkurt 2015 për dy vrasje dhe katër akuza për vrasje në tentativë ose shkaktim të dëmtimeve trupore për pacientët me kujdes intensiv në spitalin Delmenhorst pranë qytetit verior të Bremenit.

Policia tha të hënën se ekspertët e mjekësisë ligjore kishin zhvarrosur dhe analizuar më shumë se 130 trupa shtesë dhe kishin gjetur prova për një numër shumë më të lartë vdekjesh në dy spitale ku Hoegel kishte punuar ndërmjet viteve 1999 dhe 2005.

“Hollësitë që arritëm ishin të tmerrshme, ato e tejkalojnë atë që mund të imagjinonim”, tha Johann Kuehme,  shefi i policisë në qytetin e Oldenburgut, ku ndodhet spitali tjetër.

Numri i të vdekurve “është unik në historinë e republikës gjermane”, tha hetuesi i policisë për këtë rast, Arne Schmidt, duke shtuar se Hoegel i vrau “pa ndonjë motiv” veçanërisht ata që ishin në gjendje më kritike.
Ka “prova për të paktën 90 vrasje, dhe të paktën shumë raste të tjera (të dyshuara) që nuk mund të provohen”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Hoegel ka pranuar se u ka injektar pacientëve ilace që mund të shkaktojnë pushim të zemrës ose rënie të sistemit, në mënyrë që edhe ti kthente në jetë me vonë. Ne qoftese do ishte i sukseshem do të shkëlqente dhe do dukej tamam si një shpëtimtar para kolegëve të tij mjekë. Ai dëshmoi se veprimet i kryente nga merzitia e punes pasi ndihej euforik kur mundohej qe të kthejë një pacient në jetë dhe ndjehej i shkatërruar kur dështonte.

‘Vrasje obsesioni’

Pas zbulimit, policia dhe prokurorët tre vjet më parë ngriten një komision të veçantë mjeko-ligjor të quajtur “Kardio” (Cardio) për të parë vdekjet e tjera të pacientëve. Pasi paraqitën rezultatet e tyre, ditën e hënë policia tha se 134 trupa ishin zhvarrosur dhe testuar për gjurmët e drogave vdekjeprurëse. Policia gjithashtu shqyrtoi rezultatet e shënimeve mjekësore dhe pyeti qindra dëshmitarë. Shkaku i vdekjes në shumë raste nuk mund të përcaktohej sepse mbetjet trupore ishin tretur, tha Kuehme.

Zbulimi i ngjarjes daton që në qershor të vitit 2005, kur një infermiere dëshmoi se Hoegel po përpiqej të injektonte një pacient në spitalin e Delmenhorstit. Pacienti mbijetoi dhe Hoegel u arrestua. Në qershor të vitit 2008 u dënua me shtatë vjet e gjysmë burgim për disa raste të vrasjeve në tentativë.
Nga informimi i mediave mbi ngjarjen, një grua kontaktoi policinë, duke shprehur dyshimin se edhe nëna e saj tashme e vdekur kishte rënë viktimë e infermierit vrases.
Autoritetet zhvarrosën disa trupa të pacientëve dhe zbuluan gjurmët e drogës në pesë prej tyre, duke e shpallur atë si shkaktarin e mundshëm ose si kontribues ne vdekje.
Hoegel u burgos në vitin 2015, por në atë kohë ishte e qartë se kishte vrarë vetëm disa pacientë, ndersa tani thanë hetuesit, veshtire se do merret vesh numri i vërtetë i viktimave.

Disa mjekë të stafit dhe punojës të Delmenhorstit gjithashtu do përballen me gjykime te vecanta për shkak se nuk kanë vepruar shpejt mbi numrin e lartë të vdekjeve të dyshimta kur Hoegel ishte në detyrë, ndërsa hetimet vazhdojnë ende në klinikën Oldenburg.

“Shefi i police Johann Kuehme tha se vrasjet mund të ishin parandaluar”.

(Burimi: AFP)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne