Infermieri i urgjencës nxjerr të palarat e shëndetësisë falas, kryeministri Rama shpërthen në ofendime

Gjatë kohës që kryeministri Edi Rama, ishte i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, dhe po tregonte për arritjet e qeverisë së tij në sektorin e shëndetësisë gjatë këtyre 4 viteve, moderatori i emisionit me anë t nj videoje i tregoi se si kishte përfunduar urgjenca e Tiranës.

Në pamjet e transmetuar infermieri tregon gjendjen e rëndë në të cilën ishte katandisur urgjenca, ku shihet qartë mungesa e ujit të pijshëm, lavamanët e banjoja ishin të prishur, dokumentet e hedhur përtokë, tavanët me lagështirë, ndërsa pajisjet mungonin ose ishin jashtë përdorimit si në autoambulanca ashtu edhe brenda në repartin e urgjencës.

Përballë kësaj gjendjeje kreu i qeverisë, shpërtheu në ofendime ndaj infermierit, në vend që të kërkonte sadopak ndjesë për gjendjen skandaloze të urgjencës.

Për më shumë shihni pamjet:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne