Informacionet e Berishës/ Nga makina e Orest Sotës u largua Florian Habilaj

E vërteta e plotë për udhëtimin e Orest Sotës drejt Elbasanit mbahet ende e fshehtë nga policia sipas Sali Berishës, i cili i beson informacioneve që thonë se personi tjetër në makinën e Tahirit, është Florian Habilaj.

Leonard Almetaj thotë Berisha është paguar 150 mijë euro që të pranojë se ka qenë në makinën me shumën e madhe të parave. Madje edhe shuma prej 863 mijë eurosh që u kapën në makinë, i shkruajnë Berishës është vetëm ajo ç’ka mbeti në makinë pas largimit të personit të dytë.
“orest sota ka qene me Florian habilaj ne makine por kane paguar Leonard almeten 150 mije euro per te thene qe ka qene ne makine me orestin ka deshmitare qe e kane pare Florian habilaj me nje cante sportive te mbushur duke u larguar nga land rover por kane frike te denoncojne me respekt doktor.”, shkruhet në mesazhin që publikoi Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne