Informaliteti/ Komentuesja vë në vështirësi Ramën: Kam 2 javë në Himarë, s’kam parë kupon…

Janë të shpeshta rastet kur ndjekësit e kryeministrit Edi Rama në rrjetet e tij sociale, kanë bërë komente pikante dhe sikletosëse, duke e vënë në vështirësi shefin e qeverisë, i cili shpeshherë është mjaftuar duke u dhënë përgjigje evazive.

Ditën e sotme, në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ku Rama njoftoi se në kuadër të aksionit kundër informalitetit, ishte zbuluar depozita me mall të fshehur në sasinë 76 mijë kilogram “kafe e pjekur” dhe se ishte aktivizuar masa ligjore kundër abuzuesit, disa komentues janë shprehur skeptikë ndaj kësaj fushate, që sipas tyre është ndër të tjera selektive.

“Kam dy javë në Himarë dhe nuk kam parë asnjë faturë tatimore në restorant. Fatura vjen ma laps dhe letër nga kamarieri.”- shkruan njëra prej tyre.

/lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne