Inisiativa e re për integritet e sapozbuluar, synon që muslimanët të duan NATO-n, shënjestron kundërshtuesit e shpimeve për naftë dhe ka në plan luftën bërthamore

Një sasi dokumentash e sapo zbuluar që origjinën e ka nga një rrjet i fshehtë dhe me influencë që tregon se si “inisiativa e integritetit” rekruton biznesmenë shumë të suksesshëm për operacione sekrete, flet për myslimanët e Britanisë së Madhe, tregon cështje që lidhen me NATO-n dhe përgatitet për një konflikt bërthamor me Rusinë.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe dhe organizata e mbështetur nga NATO-ja ende janë duke u përballur me rrjedhjet e informacioneve të mëparshme, autenticitetin e së cilave nuk janë përpjekur që ta mohojnë, një këst i pestë komunikimesh të brendshme u ngarkua këtë javë në një server publik nën emrin e grupit pirat Anonymous.

Sikurse më parë, ai e përshkruan grupin me bazë në Londër se në mënyrë klandestine ndërhyn në fusha të ndryshme të jetës qytetare në dobi të synimeve të tij të panjohura.

Drejtues kryesorë të biznesit në listën e “patriotëve”

Rrjeti me gazetarë dhe akademikë besnikë i inisiativës së integritetit tashmë është zbuluar, por sekuencat e disa bisedave të një adresimi të dhënë në Izrael në verën e vitit 2018 nga drejtori i tij Daniel Lafayeedney, tregojnë se fushëveprimi i rekrutimit të aseteve të inteligjencës është shumë herë më i gjerë.

Përveç kësaj, fjalët e tij i hedhin poshtë pohimet e grupit se ai nuk është një degë e inteligjencës ushtarake me një emër tjetër, por thjesht është një organizatë publike që lufton dizinformacionin rus.

Ne kemi mbështetur krijimin e njësive speciale rezervë të ushtrisë me të cilët tani kemi një marrëdhënie të ngushtë informale”, thuhet në dokument. “Këtu afrohen si rezervistët me status të veçantë, individët civilë të cilët janë ekspertë shumë të lartë në fusha të përshtatshme specifike, siç janë menaxherët e fondeve investuese offshore, bankierët e lartë, drejtuesit e kompanive PA etj, dmth njerëz të cilët ushtria nuk do të mundej dot që ti paguante për ti punësuar, por që kohën dhe eksperiencën e tyre e dhurojnë dhe e ofrojnë për patriotizëm”.

Ndërsa Lafayeedney që quan ‘iniciativën e integritetit’ jo një institucion të studimeve strategjike por një “institucion që kryen strategji”, mburret se puna e tij është “shumë e ndjeshme pasi ne e ushqejmë atë nga nivelet më të larta të Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave të armatosura. ”

Ndër dhjetëra “patriotë” të listuar në dokumentat e zbuluara janë Ian Cohen, drejtor menaxhues i HSBC Global Asset Management, Phil Jolley, “partner ekzekutiv në IBM dhe lider kombëtar në Britani në teknologjitë ‘Blockchain’ dhe këshilltari në ngritje Ren Kapoor, misioni i të cilit në kuadër të “projektit” është “të ofrojë këshilla dhe trajnime për OJQ-të lidhur me buxhetet, përputhshmëritë ligjore dhe një varg çështjesh të cilat u duhen atyre që të jenë në rregull ligjërisht si dhe të mbijetojnë financiarisht”.

Investigim personave të financuar nga rusët

Një dokument i quajtur “Gjetja e parave” specifikon një plan të dukshëm që shënjestron organizatat në Perëndim të cilat kishin qenë marrëse të financimeve nga Rusia, edhe nëse nuk kishin shkelur asnjë ligj.

Nëse mund të identifikojmë një objektiv të mundshëm (p.sh. një universitet me një agjendë anti-shpim për naftë ose gaz) ata do ta drejtojne këtë si një ushtrim akademik, një eksperiment. Sjellja e një organizate mund të ndihmojë në identifikimin e tij si një objektiv i përshtatshëm që mund të hetohet. Universitetet ndonjëherë mund të jenë shumë pak transparente për financimet e tyre,” thotë dokumenti, i cili me sa duket është formuluar nga një diskutim ku është përfshirë Ian Cohen, dhe Perry Fawcett, gjithashtu një drejtues ekzekutiv i shquar i listës së “patriotëve”.

“Paratë që vijnë nga korporatat ruse ka të ngjarë ti arrijnë destinacionet e tyre nëpërmjet një kompanie të mirë njohur. Shikoni se cilat kompani ruse kanë aksione tek kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar. Shikoni gjithashtu edhe rastin kur Rusia që bleu një port në Herzogovinë; një port me potecialin për t’u bërë një bazë detare”, thuhet në dokument.

Vetë autorët duket se janë të kujdesshëm me implikimet etike dhe ligjore të sulmimit të institucioneve legjitime, si dhe mundohen që punën e tyre ta bazojnë në sa më pak investigime të paautorizuara.

Rrezikshmëria më e madhe është që përgjigja të bëhet e përshtatshme me pyetjen, gjegjësisht gjetja e asaj që kërkohet kur në realitet nuk gjendet aty. Sikur ekzistenca e saj të mos ishte një tregues e Iniciativës për Integritet, ateherë reputacioni jonë do të dëmtohej, thuhet në dokument.

Diskutim i drejtpërdrejtë me Rusinë për konfliktin pas-bërthamor

Nuk është thellësisht i dyshimtë analizimi i skenarëve të mundshëm për konflikte. Megjithëse minutat e rrjedhura nga ajo që duket të jetë një punë e përbashkët dhe e fortë e institutit shtetëror amerikan, organizata mëmë e iniciativës së integritetit dhe qendra për analizat e marinës – instituti ushtarak i studimeve strategjike më i lartë i Pentagonit, tregojnë një gatishmëri për të përballur një luftë bërthamore të mundshme të një shkalle të gjerë me Rusinë, e cila do të ishte alarmuese edhe për veteranët e Luftës së Ftohtë.

Një nga aspektet më alarmues është zmadhimi i dukshëm i qëllimit armiqësor të Rusisë brenda kësaj flluske, që beson se armiku juaj kërkon që tju shkatërrojë duke e justifikuar pothuajse çdo veprim në anën tuaj dhe të çon në një përshkallëzim të ndërsjellë të mosbesimit.

Realiteti i doktrinës bërthamore ruse është se ajo nuk do të zmbrapset. Sidomos pas shumës që Rusia ka investuar, pas asaj se sa shumë kryeqyteti rus është i lidhur në aftësitë bërthamore”, thuhet në vlerësimin e politikës bërthamore të Moskës, e formuluar nga eksperienca e ushtrimeve ushtarake Zapad në vitin 2017, gjë që provokoi një shpërthim e një frike alarmuese në Perëndim.

“Kur Perëndimi të sillte forca të mjaftueshme për të kthyer prapa avancimin e Rusisë, do të ishte një vlerësim dhe përfundimi do të ishte që ndryshimi i regjimit të ishte në lëvizje. Besohet gjerësisht se në atë rast ata do të përdorin armë bërthamore.”

Pjesa më e frikshme e vlerësimit nuk është vetëm gatishmëria e dukshme për të vendosur armë të vetat të shkatërrimit në masë, por edhe kërcimi logjik në luftën post-bërthamore.

“Lojërat e luftës ose përdorimi i një armë bërthamore zakonisht nisin nga Rusia. Duhet të mendohemi pak, cili do të ishte reagimi i Rusisë pas përdorimit të një arme bërthamore,” vazhdon shkrimi.

Një zë i arsyeshëm mund ta ketë përgjigjen porse tashmë për të ka pak rëndësi pasi deri në atë pikë shumica e njerëzve në Uashington, Londër dhe Moskë tashmë do të jenë të vdekur. A janë ata me të vërtetë të gatshëm të mendojnë për shkatërrime reciproke për hir të humbjes së Kremlinit?

Myslimanët ‘injorantë’ duhet të mësohen që të ‘vlerësojnë’ NATO-n

Këtu është problemi, siç përshkruhet nga autori i një dokumenti ku thuhet se pse NATO-s i intereson projekti “edukativ”.

“Ndërhyrja e NATO-s në vendet me shumicë muslimane si Afganistani, Iraku, Siria, është interpretuar nga shumica e myslimanëve se NATO thjesht është armiqësor ndaj islamit dhe muslimanëve në vetvete”, thotë autori.

Për këtë autori thotë se muslimanët, veçanërisht të rinjtë e pakicave etnike të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët tashmë konsiderohen “problematikë”, duhet të mësohen se “NATO është një organ ndërhyrës ndërkombëtare që angazhohet për të parandaluar luftërat dhe konfliktet dhe që luan një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin për të sjellë një paqe të qëndrueshme.”

Zgjidhja: të kultivohet influencë tek liderët e komunitetit dhe mbështetje për të rinjtë e punësuar, të sponsorizohen takime pune në grup të përhapur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ku të diskutohen tema që nga ligji i Sheriatit deri tek rregullat e veshjes, por që në thelb qëllimi të jetë shpërbërja e “tensioneve, mosbesimit, frikës dhe urrejtjes për aleancën ushtarake. Dijetarët dhe udhëheqësit e zgjedhur muslimanë gjithashtu duhet që tu jepet hapësirë e sigurt në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Njerëzit duhet të inkurajohen që të bisedojnë me miqtë dhe familjet e tyre rreth kuptimit të tyre të rolit të NATO-s në konfliktet globale, duke përfshirë ndihmën humanitare në zonat e fatkeqësive natyrore”, thotë autori.

Punimi sugjeron që përpjekjet ndikuese tashmë janë në zhvillim e sipër, por apelon për krijimin e një “programi të mirëfilltë” që do të sjellë “një vlerësim afatgjatë për NATO-n”./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne