Instagram pezullon për pak kohë llogaritë e 2 punonjësve të Charlie Hebdo

Aplikacioni i medias sociale Instagram pezulloi për pak kohë llogaritë e 2 punonjesve të revistës franceze Charlie Hebdo pas publikimit të karikaturave që përmbajnë fyerje kundër profetit Muhamed.

Sipas lajmeve në mediat franceze, mësohet se llogaritë e Laure Daussy dhe Corinne Rey, punonjësve të Charlie Hebdo u pezulluan për pak kohë dhe më pas u hapën sërish për qasje pas postimeve që ato bënë me karikaturat me përmbajtje fyese kundër profetit Muhamed të cilën revista i kishte publikuar më 1 shtator.

Ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot në një deklaratë dha mbështetje ndaj gazetarëve duke mbrojtur idenë e “të drejtës për të bërë karikaturë”.

Revista e cila botoi karikaturat fyese për profetin Muhamed përpara dhe pas sulmeve në janar 2015 i ribotoi sërish ato më 1 shtator./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne