Islamofobi Opinion

Institucionalizimi i islamofobisë në Kanada

nga Khadijah Ali.

Më 15 maj, këshilli i qytetit të Torontos, bashkia më multikulturore e Kanadasë, miratoi një mocion që deklaronte se prona e qytetit nuk do të lejohej të përdorej për mbajtjen e “mitingjeve të urrejtjes”. Në aparencë kjo tingëllon si dicka që meriton lavdërim. Kush mund ta kundërshtojë përballjen me racistët dhe fanatikët që janë përhapur si bimë helmuese në gjithë Kanadanë dhe në mbarë botën perëndimore? Sulmet terroriste në xhamitë e Christchurch të Zelandës së Re (15 mars 2019) dhe në qytetin Kebek Siti të Kanadasë (29 janar 2017), janë kujtime trishtuese që tregojnë atë se cfarë mundet që të prodhojë urrejtja.

Djalli, siç thonë ata, është në detaje. Në asnjë fazë, këshilli i qytetit ose komisioni i tij ekzekutiv nuk e përcakton se çfarë përbën urrejtje. Ka pasur referenca te zakonshme për antisemitizmin, islamofobinë dhe gjuhën e urrejtjes që shenjestron njerëzit në bazë të përkatësisë etnike ose racës.

Kjo eshtë dicka e mirë, megjithe faktin se mocioni u nxit nga grupet pro-izraelite, si dhe nga grupi famëkeq i njojtur për urrejtjen, Lidhja e Mbrojtjes për Hebrenjtë (JDL). Sa per kujtese, JDL është e ndaluar në SHBA pasi konsiderohet si organizatë terroriste, megjithatë ajo vazhdon të veprojë lirshëm në Kanada dhe vazhdon të terrorizojë njerëzit që marrin pjesë nëpër tubime paqësore që denoncojnë krimet izraelite kundër palestinezëve.

Mocioni i Këshillit të Qytetit të Torontos u nxit si shkak i tubimeve shumë të suksesshme për Ditën e Kudsit (Jeruzalemit) që mbahen në shumë qytete në mbarë Kanadanë, si dhe në 800 qytete në të gjithë botën. Tubimi më i suksesshëm në Amerikën e Veriut ishte ai i mbajtur në Toronto, në të cilin folësit e të gjitha bashkësive fetare, myslimanë, të krishterë dhe hebrenj, ju adresuan pjesëmarrësve të tubimit. Zionistët kanë bërë akuza skandaloze kundër folësve të tubimeve të mbajtura për Jeruzalemin, madje kanë përdorur edhe gënjeshtra të hapura sikur policia e Torontos në disa raste ka paralajmëruar organizatorët se ata po hetohen për gjuhën e urrejtjes. Në asnjë rast policia nuk e ka thënë ndonjë gjë të tillë, pavarësisht pretendimeve të rreme të bëra nga grupe të tilla pro-izraelite si B’nai B’rith (BB). Ky grup fanatikësh sionistë akuzon këdo që nuk është 100% pro-Izraelit dhe politikave të tija vrastare ndaj palestinezëve.

Mocioni i Këshillit të Qytetit të Torontos zbulon disa aspekte shqetësuese. Së pari, ai ka filluar të duket dhe të ndjehet gjithnjë e më shumë si Këshilli Bashkiak i Tel Avivit. Mocioni i ishte paraqitur komisionit ekzekutiv nga këshilltari James Pasternak dhe kryetari i bashkisë në tërheqje John Tory. 10 anëtarë të tjerë të komisionit ekzekutiv ishin thjesht spektatorë pasivë, ndoshta shumë të frikësuar që të hapnin gojën e tyre për të mos shqetësuar të tjerët në holl. Nga këshilli i plotë prej 26 anëtarësh, 23 votuan në favor të mocionit, tre abstenuan, ndërsa vota kundra nuk pati.

Një skemë në prapavijë është në zbatim e sipër. Këshilli i Qytetit të Torontos e mori fillimisht këtë çështje në nëntor 2017 me nxitjen e Pasternak-ut, i cili udhëzohej nga B’nai Brith (sa për kujtesë, zyra e Pasternak-ut gjendet karshi zyrës së B’nai B’rith!). Shumica e anëtarëve të Këshillit Bashkiak nuk ishin as të vetëdijshëm se në qytet po mbaheshin tubime te Ditës së Jeruzalemit, sepse mediat kryesore i kishin injoruar ato pavarësisht nga pjesëmarrja e mijëra njerëzve dhe se këto mitingje kishin qenë gjithmonë paqësore. Sikur ata të ishin të përfshirë në gjuhën e urrejtjes ose të shkaktonin ndonjë dëm, nuk ka dyshim se do të raportohej gjerësisht dhe me detaje.

Këshilli kërkoi nga policia të japë një raport për incidentet e urrejtjes gjatë tubimeve për Jeruzalemin. Ata erdhën me duar bosh. Departamenti ligjor i qytetit gjithashtu paraqiti një raport që thoshte se qyteti duhet të hiqte dorë nga çdo lloj veprimi pasi që tashmë ekzistojnë ligje kundër gjuhës së urrejtjes. Për më tepër, kjo ishte një çështje që i takonte zyrës së Prokurorit të Provincës. Por edhe kjo zyrë e prokurorit të përgjithshëm gjithashtu nuk pati asnjë raportim për gjuhën e urrejtjes. Tubimet e Ditës së Kudsit nuk kishin bërë asnjëherë ndonjë gjë të paligjshme!

Luftëtarët pro-izraelitë nuk kanë të krahasuar. Kur stafi ligjor i qytetit nuk arriti të prodhonte një raport sipas dëshirës së tyre, zionistët detyruan komisionin ekzekutiv të këshillit që t’i rikthenin ata mbrapsh për të rishikuar raportin e tyre. Atafi ligjor i zënë me çështjet ligjore, refuzoi të prodhonte një raport që ti përshtatej interesave të lobit.

Gjatë seancave të shumta, Dmitri Lascaris, avokati i tubimeve të Ditës së Kudsit si dhe grupet e shoqërisë civile, ku në mesin e tyre kishte dhe individë hebrenj, bënë përfaqësimin e tyre në komisionin ekzekutiv. Këtu përfshiheshin mbrojtës të tillë të drejtave të njeriut si Stephen Ellis (avokate për të drejtat e njeriut), profesori Michael Keefer, profesori dhe ish konsulenti në OKB Atif Kubursi, Karen Rodman (Rev), Karin Brothers (të Kishës së Bashkuar), Suzanne Weiss (nga fëmijët e mbijetuar nga Holokausti), Emily Green (Zërat e Pavarur Hebrenj) dhe Robert Massoud (Zatoun House). Ata jo vetëm që mbronin tubimet paqësore të Ditës së Kudsit por gjithashtu i treguan këshillit në menyrë të prerë se ata do të mbronin të drejtën e organizatorëve për tubime dhe për fjalën e lirë gjatë tubimeve paqësore.

Dy pikat e tjera vlen të përmenden. Gjatë diskutimeve të komisionit ekzekutiv, përfaqësuesit e B’nai B’rith dhe Qendrës për Çështjet Izraelite të Izraelit u ulën të ndarë nga Meir Weinstein, kryedrejtuesi i JDL-së. Gjatë momenteve të pushimit ata të gjithë ata u grumbulluan së bashku me këshilltarin Pasternak. Kryebashkiaku ndërpreu në mënyrë të përsëritur fjalën e mbrojtësve të tubimeve për Ditën e Kudsit, ndërsa kur tre zionistët bënë prezantimet e tyre ai ra në heshtje!

Askush nuk mund ti përshkruajë ata më mirë se nga ku po i merrnin direktivat e tyre. Në një kohë që John Tory gjendet në momentin e humbjes së pozicionit të tij si kryebashkiak i Torontos, ai mund të shpresojë për një punë fitimprurëse në Tel Aviv apo edhe një shtetësi nderi izraelite, ndoshta edhe shtetësinë e plotë pasi që gjyshja e tij ka qenë cifute.

Sjellja e Këshillit Bashkiak të Torontos pasqyron sulmin e hapur ndaj të drejtave themelore të myslimanëve në Kanada. Nuk janë vetëm grupet raciste si Ushtarët e Odinit, Kurrë Më Kanada, apo Liga Mbrojtëse e Hebrenjve (JDL) si dhe një numër i madh organizatash raciste që kanë dalë në të gjithë vendin dhe sulmojnë muslimanët. Përkundër këtyre, janë edhe tre nivelet e qeverisjes, ajo komunale, provinciale dhe federale të përfshira në sulmet ndaj myslimanëve nëpërmjet formave të ndryshme të legjislacionit.

Në nivelin provincial, ekziston edhe projektligji 21 i Kebekut që synon të ndalojë të gjitha simbolet fetare që vishen nga një gamë e gjerë personash “me autoritet”. Ky projektligj synon ti parandalojë mësuesit, ofruesit e kujdesit për fëmijët, gjyqtarët, oficerët e policisë, rojet e burgjeve, operatorët e trasportit publik, punonjësit e shëndetësisë dhe të shërbimeve sociale, zyrtarët e gjykatave komunale dhe administrative si dhe zyrtarët e bordit etj, që të veshin simbolet e tyre fetare gjatë kryerjes së detyrës. Si mund ta cënojë kryerjen e detyrës mbajtja hixhabit nga gruaja muslimane apo mbajtja e turbanit nga siku indian?

Kryeministri i Kebekut François Legault kërcënon se do zbatojë si prioritet planet e CAQ-ut për të ndaluar mbajtjen e “simboleve fetare” në mesin e personave të punësuar nga shteti. Legault nuk i ka fshehur paragjykimit të tij anti-islame. Ai këmbëngul se nuk ka islamofobi në Kebek pavarësisht nga sulmi terrorist i 29 janarit 2017 në një xhami në Kebek Siti ku u vranë gjashtë besimtarë dhe u plagosën 19 të tjerë. Kur u përball me mediat, Legault këmbënguli se islamofobët janë një pakicë e vogël në Kebek.

Projektligji 21 kërkon që islamofobinë ta bëjë zyrtare. Në të vërtetë ai do të ndikojë edhe tek pakicat e tjera fetare sikurse sikët, për shkak të turbanit të tyre, megjithatë objektivi i vërtetë i projektligjii janë muslimanët dhe më veçanërisht gratë myslimane. Shumë vëzhgues e kanë vënë në dukje këtë.

Projektligji shkon në kundërshtim me Kartën Kanadeze të të Drejtave dhe Lirive, megjithatë regjimi i CAQ-ut i është drejtuar klauzolës “pavarësisht”. Kjo ka për qëllim të anashkalojë Kartën dhe të përjashtojë sfidat e gjykatës. Ekspertët ligjorë kanë thënë se pavarësisht nga klauzola “pavarësisht”, projektligji ende mund të kundërshtohet në gjykatë sepse kjo do të diskriminonte gratë muslimane. Diskriminimi në bazë gjinore nuk është i mbrojtur nga klauzola.

Pra, si duhet të interpretohet projektligji i CAQ-ut që shenjestron pakicat fetare nën preteksin e ruajtjes së laicitetit (sekularizmit) në Kebek? Mund të ketë dy interpretime. Kebekasit vuajnë ose nga një ndjenjë akute e kompleksit të inferioritetit, ose janë racistë. Mund të jenë edhe të dyja.

Debati rreth laicitetit (sekularizmit) në Kebek nuk është i ri, por me ngritjen e CAQ-ut në pushtet vjeshtën e kaluar, ai ka marrë një formë të fortë. Një klauzolë për “të moshuarit” që përjashton punonjësit nga punët e tyre të tanishme do të ndikonte tek ata në promovimet apo edhe në punësimet e tjera publike. Megjithate, përsëri kjo është diskriminuese.

Një sondazh nga Angus Reid i dhjetorit të kaluar tregon se ka një paragjykim të madh anti-musliman në Kanada me Kebekun që kryeson. Ka shumë më tepër pranime të simboleve të tjera fetare si: veshja e murgeshave, ylli i Davidit dhe kryqi (shih tabelën më poshtë).

Përkrahja për ndalimin e simboleve fetare nga punonjësit publikë.

BC: British Columbia, AB Alberta, SK: Saskatchewan, ON: Ontario, dhe PQ: Provinca e Kebekut

Do të tingëllonte bukur por e gabuar nëse do supozohej se problemi është i kufizuar vetëm në Kebek, siç edhe tregon tabela e mëposhtme për provincat e tjera (http://angusreid.org/religious-symbols- workplace-quebec/). Ontario, provinca më e madhe dhe më multikulturore e Kanadasë është pak më mirë. Aktualisht ajo ka një qeveri konservatore të kryesuar nga Doug Ford, një ish-këshilltar i qytetit. Ai dikur e pati braktisur shkollën e mesme dhe tani është zotuar se do të ndalojë tubimet e Ditës së Kudsit në Toronto, në të vërtetë edhe në mbarë provincën. Ai gjithashtu ka shkurtuar fondet për shkollat​dhe universitetet. Mesazhi që ai po dërgon është: nëse një braktisës i shkollës së mesme mund të bëhet kryeministër i provincës më të madhe të Kanadasë, çfarë të mire ka arsimi.

Nën ndikimin dhe presionin zionist, Ford ka lejuar një tjetër projektligj. I paraqitur nga Roman Baber i MPP-së, një tjetër zionist, projektligji 84 kërkon në legjislaturën provinciale të ndalojë “mitingjet e urrejtjes”. Pa e definuar se çfarë përbën “urrejtje”, projektligji tashmë ka kaluar leximin e dytë dhe është përpara Komisionit të Drejtësisë. Zëdhënsi i Asamblesë Provinciale, e cila nuk është gjykatë, do të përcaktojë se çfarë përbën “urrejtje”. Kjo është qartësisht e motivuar politikisht dhe ka për qëllim ndalimin e tubimeve të Ditës së Kudsit dhe i etiketon ato si “tubime të urrejtjes”.

Në nivelin federal, situata është pak më e mirë. Kur Justin Trudeau u bë kryeministër në tetor 2015, ai preku të gjithë butonat e duhur dhe foli kundër islamofobisë dhe formave të tjera të racizmit në të cilat paraardhësi i tij Stephen Harper ishte përfshirë. Trudeau u pa si një prekje shëruese, megjithatë përtej retorikës, veprimet e tij nuk kanë sjellë asgjë.

Shikoni mesazhin e tij të 15 majit dhënë bashkësisë hebraike në Kanada me rastin e ditës së pavarësisë së Izraelit. Trudeau jo vetëm që i përgëzoi ata, por tha se kushdo që ishte përfshirë në fushatën e BDS-së (Bojkotim, Çlirim dhe Sanksionim) kundër Izraelit ishte antisemit. Kjo bëhet për të delegjitimizuar plotësisht luftën për liri dhe dinjitet të palestinezëve.

Ka edhe një projektligj para Senatit Kanadez ku Linda Frum e ka përdorur përcaktimin e Trudeaut për fushatën e BDS-së si “antisemitizëm”. Trudeau e paraqet veten si një liberal dhe ka folur kundër islamofobisë. Linja e tij e preferuar gjatë fushatës zgjedhore 2015 ishte, “Diversiteti jonë është forca jonë”, por kur bëhet fjalë për Izraelin, ai është po aq i ashpër sa dhe konservatorët. Paraqitjet tij kanë filluar të duken të zymta dhe të errëta.

Kur nivele të ndryshme qeveritare fillojnë të zbatojnë ligje që në mënyrë specifike shenjestrojnë muslimanët ose që ndalojnë tubimet që tërheqin vëmendjen ndaj mizorive të vazhdueshme izraelite kundër palestinezëve, kjo është dritë jeshile që racistët dhe fantikët të vazhdojnë sulmet e tyre ndaj myslimanëve të pafajshëm. Nuk është çudi që ka një rritje alarmante të numrit të grupeve të supremacisë së bardhë në Kanada. Në vitin 2015 kishte vetëm 13 grupe të tilla kurse sot ka më shumë se 80.

Sulmet ndaj myslimanëve dhe vendeve të tyre të adhurimit janë përshkallëzuar pothuajse njëlloj në të gjithë Kanadanë. Pjesë të ndryshme të legjislacionit që funksionojnë përmes niveleve të ndryshme qeverisëse do ti rrisin më tej sulmet ndaj myslimanëve./crescent.icit-digital/Gazeta Impakt

OPINIONE